Gecaj i drejtohet “outsiderëve”, ua jep LDK-në me “qira”

Aktuale

Gecaj i drejtohet “outsiderëve”, ua jep LDK-në me “qira”

Nga: B.S Më: 23 korrik 2017 Në ora: 12:47
Zëvendës- ministri i Pushtetit dhe Administrimit lokal, Bajram Gecaj

Pas zhvillimeve të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka reaguar  Zëvendës- ministri i Pushtetit dhe Administrimit lokal, Bajram Gecaj.

Gecaj përmes një statusi në Facebook, ka kërkuar që në mbledhjen e radhës, Këshilli i Përgjithshëm të konsideronte mundësinë që t’ua japë partinë me “qira” që ata që janë “dashmairës” të partisë ta “rregullojnë” sipas dizajnëve e tekeve të tyre!

Postimi i plotë i Bajram Gecajt:

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm të “outsider-ëve” si dhe brengosjes së tyre “thellësisht të sinqertë” me zhvillimet brendapërbrenda LDK-së, ndoshta nuk do të ishte keq që, në mbledhjen e radhës, Këshilli i Përgjithshëm të konsideronte mundësinë t’ua japë partinë me “qira”, e që këta “dashamirës” të partisë ta “rregullojnë” atë sipas dizajneve e tekeve të tyre!  

Brengosëse dhe jo-korrekte megjithatë do te ishte fakti se këta “outsider-ë” nuk do ta bënin të njëjtën me partitë e tjera, e sigurisht që do te shkaktonte ndër to xhelozi, por edhe humbje “paanësie” të këtyre “shpëtimtarëve”! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat