Reagon Molliqaj: PDK-ja e ka kuptuar tashmë që do të mbetet në opozitë

Aktuale

Reagon Molliqaj: PDK-ja e ka kuptuar tashmë që do të mbetet në opozitë

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 13:42
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje u është përgjigjur pretendimeve të Sekretarit të degës s PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli.

“PDK-ja e ka kuptuar tashmë që do të mbetet në opozitë, prandaj kanë filluar të sillen si të tillë. Por, ata duhet ta kuptojnë që opozita nuk bëhet me shpifje”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Ata duhet ta kuptojnë që kriminelët e tyre nuk do të mund t’i ikin drejtësisë nën qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar më tej ai.

“Me shpifje ata po e shfaqin panikun e tyre. Ndërsa neve po na e forcojnë bindjen që jemi në rrugë të drejtë’, ka përfunduar postimi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat