Pantina: Thaçit nuk i takon të vlerësojë kush duhet të qeverisë

Aktuale

Pantina: Thaçit nuk i takon të vlerësojë kush duhet të qeverisë

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 00:35
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, ka folur në lidhje me deklaratën e presidentit të vendit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se ua mohon të drejtën e qeverisjes atyre që kanë përdorur dhunë.

Pantina ka thënë se nuk është detyrë e Thaçit të bëjë vlerësime se kush ta bëjë qeverisjen e ardhshme, pasi kjo sipas saj, përcaktohet nga vota e qytetarëve.

“Presidenti, pozitë të cilën tani pa meritë e mban Thaçi duhet të respektoj Kushtetutën e vendit dhe vullnetin e qytetareve e nuk është detyrë e tij të bëjë vlerësime se kush duhet të qeverisë sepse këtë e përcaktojnë qytetarët me votën e tyre” ka thënë Pantina.

Kujtojmë se presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka ftuar përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar për situatën pas zgjedhore të parakohshme të 11 qershorit.

Por megjithatë, në këtë takim duket se do të jenë të pranishëm vetëm përfaqësuesit e koalicionit PAN, pasi përfaqësues nga Vetëvendosje, LDK dhe Lista Serbe, kanë njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm, madje se një takim i tillë nuk është fare i nevojshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat