Presidenti Thaçi uron Metën për betimin si President i Shqipërisë

Aktuale

Presidenti Thaçi uron Metën për betimin si President i Shqipërisë

Nga: B.S Më: 24 korrik 2017 Në ora: 20:17
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Ilir Metën, me rastin e betimit si president i ri i Shqipërisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai është shprehur i bindur se Meta do t’i shërbejë frymës së konsensusit, dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe gjithë shqiptarë, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Në emër të Presidencës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh urimet më të sinqerta Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, me rastin e dhënies së betimit dhe marrjes së detyrës së re.

Jam i bindur se në përputhje me obligimet e tij kushtetuese, si faktor uniteti i shoqërisë shqiptare, presidenti Meta do i shërbejë frymës së konsensusit, dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe gjithë shqiptarë.

Si President i Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë time të plotë që të bashkëpunojmë në thellimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore midis vendeve tona. HTH./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat