Delegacioni nga Qiproja njihen me punët që kryhen në AVUK

Aktuale

Delegacioni nga Qiproja njihen me punët që kryhen në AVUK

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 17:06
Pamje nga takimi

Sot Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e vizitoi drejtori i Shërbimeve Veterinare të Qipros Veriore, Huseyin Ataben, së bashku me drejtorin e njësisë së Shëndetit të Kafshëve, Neslihan Oznur dhe drejtorin e Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve, Burak Toksoy. Qiproja Veriore.

Qëllimi kryesor i vizitës së delegacionit të Qipros Veriore ishte të njoftohet me sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve si dhe sistemin të kontrollit të lëvizjes së kafshëve të përdorura në Kosovë me qëllimin përfundimtar të instalimit të një sistemi të ngjashëm në Qipron Veriore.

Siç njofton AVUK, kryeshefi ekzekutiv i AUV-së, Valdet Gjinovci, bashkë me stafin e agjencisë, priten delegacionin dhe i njoftuan me punën që behet.

Dr Gjinovci shprehu gatishmërinë për të ofruar informatat lidhur me kërkesat dhe nevojat qe ata i kanë, duke ofruar qasje edhe ne punët praktike të cilat kryhen ne teren.

“Ne edhe pse shtet i ri kemi arritur qe me përkushtim të kemi një sistem të avancuar për Identifikim dhe Regjistrim të Kafshëve, i cili është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian. Sistem ky i cili është një model i mirë i cili ka dhënë rezultate ne praktik”, tha Gjinovci.

Pas takimeve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, delegacioni i Qipros Veriore do të vizitojë nesër dy praktika private veterinare dhe një fermë të qumështit, që përfshin gjithashtu një fabrikë të prodhimit të djathit.

Me ketë rast drejtori i shërbimeve veterinare të Qipros Veriore ka bërë ftesë zyrtare Kryeshefit  Gjinovci për të vizituar autoritetin e Qipros Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat