Stavileci: PAN-i ka 61 vota, po diskutojmë vetëm për 61 +

Aktuale

Stavileci: PAN-i ka 61 vota, po diskutojmë vetëm për 61 +

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 20:35
Blerand Stavileci

Blerand Stavileci nga PDK-ja që është pjesë e koalicionit PAN ka thënë se ky koalicion i ka numrat për krijimin e Qeverisë.

Madje sipas tij, PAN tashmë është në diskutim e sipër me parti, koalicione e deputetë për të pasur 61 e më shumë deputetë.

“Nuk po diskutojmë për 61-shin por për 61 +. Kur i kemi 61 numra po thonë se do të jetë Qeveri e dobët, e varur nga kjo ose ajo”.

Stavileci që është i ftuar në Info Magazine ka deklaruar se koalicioni PAN si fitues gëzon të drejtën për të krijuar Qeverinë.

“Të drejtën kushtetuese e gëzon fituesi i zgjedhjeve, në secilën garë, në fund ka një podium për fituesit dhe aty ka një vend të parë, të dytë dhe të tretë, dhe aty nuk mund të ketë dy fituesë, edhe në politikë kemi një garë, ku subjektet ose koalicionet maten”.

“Ne e gëzojmë këtë të drejtë, në vazhdimësi ka biseda edhe të mandatarit për kryeministër, edhe të subjekteve politike që të jenë numrat që të krijohet Qeveria”.

Ai ka folur edhe për caktimin e datës së seancës konstituive, që nga “kundërshtarët” e PAN-it u cilësua si datë e vonshme.

“Tash ndoshta edhe për t’i dhënë edhe njëherë fund kësaj teme, pasi dimë datën dhe ajo është brenda periudhës kohore kur ka nisur të rrjedhë ora ligjore, janë përfillur të gjitha procedurat për të thirrur këtë seancë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat