Qeveria e Katalunisë kërkon bashkëpunim me vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën

Aktuale

Qeveria e Katalunisë kërkon bashkëpunim me vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 21:25
Ilustrim

Qeveria e Katalunisë do ta hap së shpejti “amabsadën” e saj në Kroaci e cila do t’i mbulonte vendet e Evropës Juglidnore, ka thënë një burim për mediat kroate.

Siç thanë ata, informacioni është konfirmuar nga “persona të rangut të lartë në qeverinë rajonale në Barcelonë”.

“Katalunasit do të përpiqen që nga Zagrebi të arrijnë interesat politike dhe ekonomike në Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e ndoshta edhe në Bullgari e Rumani”, ka thënë një burim për “Globe”.

Por, qëllimi i parë është që të fitojnë mbështetje ndërkombëtare për referendumin që qeveria e Madridit po e cilëson si të paligjshme.

“Ka kritere strategjike pse e kemi zgjedhur Kroacinë”, ka thënë ai burim.

Delegacione të tilla Katalunia ka në 11 vende të Evropës dhe botës.

Ato për herë të parë u hapën në Bruksel, Berlin, Londër, Paris, Itali e Austri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat