Gjashtë vjet nga rënia e Enver Zymberit

Aktuale

Gjashtë vjet nga rënia e Enver Zymberit

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 07:11
Ceremonia e varrimit të Enver Zymberit

Sot janë bërë 6 vjet që kur ka rënë në krye të detyrës polici Enver Zymberi.

Policia e Kosovës ka paraparë që sot të zhvillojë disa aktivitete për të nderuar policin e rënë në aksionin që filloi më  25 korrik të vitit 2011.

Gjatë ditës së sotme do të bëhen homazhe tek lapidari i tij në Prishtinë si dhe tek varrezat në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.

Policia më pastaj do të vizitojë familjen e tij në Vushtrri.

Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës me urdhër të ish-presidenes së  Kosovës Atifete Jahjaga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat