Enver Zymberi nderohet në gjashtë vjetorin e rënies

Aktuale

Enver Zymberi nderohet në gjashtë vjetorin e rënies

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 10:06
Pamje nga nderimet pranë lapidarit të Enver Zymberit

(E plotësuar) - Njësitë e Policisë së Kosovës kanë parakaluar para lapidarit të heroit Enver Zymberi në Prishtinë.

Këtë parakalim e kanë bërë në gjashtë vjetorin e rënies së kolegut të tyre në një operacion policor në fshatin Zupq të Zubin Potokut.

Te lapidari i heroit kurora me lule kanë vendosur drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Behar Selimi.

Për nder të rënies së tij sot bëhen homazhe edhe tek varri i tij në Dubovc të Vushtrrisë si dhe do ta vizitojnë familjen e tij në Vushtrri.

Polici Enver Zymberi është vrarë më 26 korrik të vitit 2011 në një operacion policor për të kthyer nën kontrollin e shtetit të Kosovës pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga Enver Zymberin e ka shpallur hero të Kosovës ndërsa një rrugë në Prishtinë mban emrin e tij.

***

Policia e Kosovës ka paraparë që sot të zhvillojë disa aktivitete për të nderuar policin e rënë para gjashtë vjetësh në operacionin e Policisë në veri në vitin 2011.

Përveç nderimeve tek lapidari në Prishtinë do të bëhen homazhe edhe tek  varri i tij në  fshatin Dubovc të Vushtrrisë.

Policia më pastaj do të vizitojë familjen e Zymberit në Vushtrri.

 Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës me urdhër të ish-presidentes së  Kosovës Atifete Jahjaga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat