Sqarohet Labi: Ja kë do ta votoj, nuk e kam përmendur emrin e Veselit

Aktuale

Sqarohet Labi: Ja kë do ta votoj, nuk e kam përmendur emrin e Veselit

Nga: B.S Më: 26 korrik 2017 Në ora: 15:00
Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka reaguar pasi u publikua lajmi se ai do ta votojë Kadri Veselin për pozitën e kryetarit të Kuvendit. 

Në postimin e tij, Labi thotë se nuk e ka permendur votimin e Kadri Veselit.

“E thash se aty ne Kuvend janë gjera që nuk di se kush mund te dalë për kryetarë e kush nga cila parti e nominojnë kandidatin e tyre kaq”, ka shkruar Tahiri.

Statusi i plotë i Labinot Tahirit:

Nje gazetare nuk e di nga cili portal ishte e ka shkruar gabim titullin, mos të mundohen me bo mizën bull për klikime.

I thash shkruaje Realitetin e jo veq hajt me postu nje titull.

E thash shume kjart, kush do qe është shqiptar e votoj ne Parlament për kryetarë te Kuvendit.

Sa i perket për Kadri Veselin, nuk e thash qe e votoj, e thash se me ka pelqy korrektesia e tij ndaj Deputetëve. E thash se aty ne Kuvend janë gjera që nuk di se kush mund te dalë për keyetarë e kush nga cila parti e nominojnë kandidatin e tyre kaq.

Hajt kaloni nje dite te mbarë.

Labi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat