Kjo është deputetja e re e Kuvendit të Kosovës, që kishte 16 plumba në trup

Aktuale

Kjo është deputetja e re e Kuvendit të Kosovës, që kishte 16 plumba në trup

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 15:09
Saranda Bogujevci

Sot zyrtarisht është bërë regjistrimi I deputetëve të rinj të legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Saranda Bogujevci sot edhe zyrtarisht është nënshkruar si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Saranda gjatë luftës së fundit ishte e plagosur rëndë me 16 plumba në masakrën e Podujevës ku humbi një pjesë të madhe të familjes.

Ndërsa ajo ishte fëmija i parë në botë që dëshmoi në një gjykatë për krime të luftës.

Në vitin 2003 Saranda Bogujevci është shpërblyer së bashku me familjen me çmimin ndërkombëtar për Kurajo Morale “Anna Frank”, në Britani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat