Stavileci - Kurtit: Ambasadorët iu detyruan ta shkarkoni Dardan Molliqajn

Aktuale

Stavileci - Kurtit: Ambasadorët iu detyruan ta shkarkoni Dardan Molliqajn

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 16:39
Blerand Stavileci

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka komentuar deklaratën e Kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të vendit Albin Kurti, i cili ka thënë se për formimin e Qeverisë e kanë përkrahjen e ambasadorëve për Qeverinë.

Stavileci ka thënë se ambasadorët i kanë detyruar "të distancohen prej dhunës dhe menjëherë ta shkarkojnë prej “komesarllëkut” Dardan Molliqajn".

Postimi i plotë:

Albin Kurti, çfarë ndodhi?! Deri dje ke kërkuar të mos përzihen ambasadat e huaja në proceset politike, sot po deklaron se e paske mbështetjen e tyre. A janë këta ambasadorë që iu pate thënë se "u është lagur baruti"?! Ti e ke ndërtuar Lëvizjen për vetëvendosje, ndërkaq s'po mund të vetëvendosësh pa implikimin e ambasadave. Nga cili/cilët ambasadorë po kërkon mbështetje?! Amerikan...? Nga Delaëie, për të cilin nisët peticionin për largimin nga Kosova?! Apo nga ish-ambasadorja Tracy Jacobson, të cilën e tërhoqët për dore... Apo nga të tjerët që u ke thënë se s'kanë çfarë të përzihen në punët e Kosovës. D.m.th., TI po e pranon një qeveri që e bëjnë ndërkombëtarët?! Ju kanë detyruar të distancoheni prej dhunës dhe menjëherë e shkarkuat prej komesarllëkut Dardan Molliqajn. Je i përkrahur të shkëputesh prej bandave tuaja të dhunës. Kjo ka qenë gjithmonë kërkesë e tyre për ju!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat