Media amerikane: Erdogani dhe Putini përpiqen të krijojnë Shqipërinë dhe Serbinë e madhe

Aktuale

Media amerikane: Erdogani dhe Putini përpiqen të krijojnë Shqipërinë dhe Serbinë e madhe

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 korrik 2017 Në ora: 16:49
Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan

Nga takim me dyer të mbyllura i “think-tank” gjatë pyetjes së një zyrtari të lartë gjermane se cila çështje e shqetësonte më shumë rreth Europës, ai pa asnjë luhatje ishte përgjigjur: Ballkani perëndimor; shkruan Walter Russell Mead për prestigjiozen amerikane WSJ.

Skenari më i rrezikshëm, gjithmonë sipas autorit Mead, është krijimi i Serbisë së madhe duke marrë territoret boshnjake të banuara me serbe dhe krijimi i Shqipërisë së madhe jo vetëm përmes bashkimit me Kosovën por edhe territoret e banuara me shqiptarë në Maqedoni. Kjo do arrihej me ndihmën e Rusisë që mbështet Beogradin dhe Turqisë që mbështet Tiranën, përcjell botasot.info.

Ky skenar nuk është aq i lehtë për t’u realizuar, por jo i pamundur nga vetë fakti që Turqia dhe Rusia janë kthyer në shtete anti-perëndimore. Gjithsesi, ai paralajmëron për rrezikun e destablitetit të Ballkanit Perëndimor, nëse rajoni humbet prespektivën europiane. Akademiku nuk përjashton as mundësinë e një lufte të re që do të trondiste fort Bashkimin Europian dhe NATO-n. Sa i përket rolit të SHBA-së, Mead shkruan se presidenti Donald Trump mund të tregohet indiferent dhe kjo krizë do të ripërcaktonte marrëdhëniet me BE-në për dekadat e ardhshme.

Liderët serbë dhe shqiptarë do shohin gjithmonë e më tepër nga lindja, nëse humbet perspektiva europiane. Ky është një skenar i dëshiruar nga Putini dhe Erdogani./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat