78 vjet nga fillimi i industrisë së gomës

Aktuale

78 vjet nga fillimi i industrisë së gomës

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 08:06
78 vjet nga fillimi i industrisë së gomës

Më 27 korrik të vitit 1839, një aksident që ndodhi në laboratorin e Charles Goodyear-it çoi në zbulimin e “vullkanizimit”, proces nga lindi industria e re e gomës.

Goodyear po studjonte mënyra për ta bërë gomën e pa përpunuar natyrale më të fortë dhe më elastike. Ai zbuloi se një përzierje e gomës me sulfurin, që ai kishte derdhur një ditë më parë dhe që e kishte lënë në një sobë të nxehtë ishte forcuar si lëkurë.

Eksperimentet e mëtejshme me përzierje të tilla çuan në shndërrimin e gomës në një material të fortë dhe me elasticitet të përhershëm.

Goodyear e quajti procesin e ngrohjes së përzierjes së gomës me sulfurin “vullkanizim”, sipas perëndisë romake të zjarrit, Vullkan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat