Bundeswehr-i dorëzon pas 18 vitesh bazën mbi kodrën e Cviljen-it

Aktuale

Bundeswehr-i dorëzon pas 18 vitesh bazën mbi kodrën e Cviljen-it

Nga: Bota Sot Më: 27 korrik 2017 Në ora: 09:37
Bundeswehr-i, si pjesëmarrës i misionit të KFOR-it, ngriti që në vitin 1999 një bazë ushtarake mbi këtë kodër dhe e shfrytëzoi atë

Dje Bundeswehr-i i dorëzoi pas 18 vitesh shfrytëzim bazën mbi kodrën e Cviljen-it Misionit të Kombëve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Bundeswehr-i, si pjesëmarrës i misionit të KFOR-it, ngriti që në vitin 1999 një bazë ushtarake mbi këtë kodër dhe e shfrytëzoi atë. Ajo bazë shërbeu për arsye të pozitës së saj gjeografike para se gjithash si një pikë vëzhguese për KFOR-in. Shpërbërja e kësaj baze është kryer në muajt e kaluar. Në këtë hapësirë mbeten depo dhe ndërtesa administrative, të cilat do t´i dorëzohen shfrytëzuesit pasues. Fillimisht kjo hapësirë ju dorëzua UNMIK-ut dhe kjo e fundit ia dorëzoi në vijim KK të Prizrenit.

Komandanti i Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, koloneli Jochen Gumprich, u shpreh shumë i kënaqur me përmbylljen me sukses të këtij kapitulli të Bundeswehr-it. “Për Kosovën dhe Bundeswehr-in dorëzimi i kësaj baze pas 18 vitesh shfrytëzimi tek Misioni i Kombëve të Bashkuara në Kosovë është një moment ushtarako-historik”, theksoi koloneli Gumprich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat