"Ore të mjerë që rrëzuat Qeverinë Mustafa, bëhuni bashkë me djallin dhe qeverisni nëntokën"

Aktuale

"Ore të mjerë që rrëzuat Qeverinë Mustafa, bëhuni bashkë me djallin dhe qeverisni nëntokën"

Nga: Bota Sot Më: 27 korrik 2017 Në ora: 09:57
Isa Mustafa në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës

Opinionisti Islam Fejzullahu, në një shkrim të dërguar te ”Bota sot”, ka thënë se disa individë, pas mbarimit të fushatës zgjedhore, i janë sulur njëri-tjetrin me akuza e sulme, duke menduar se po bëjnë trimëri e patriotizëm.

Në shkrimin e tij, ai ka thënë se ata të cilët përgatitën rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa, janë duke bërë gara se cili po është më aktiv në media dhe më aktual me akuza.

Por, ai ka theksuar se populli tani ata i njeh dhe se ata do të bëhen bashkë me djallin dhe të qeverisin nëntokën, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë:

Bëhuni bashkë me djallin dhe qeverisni nëntokën

Nuk është befasi as për opinion e as për popull kjo antipati njerzore nga secili për secilin sepse i janë bashkuar djallit që ta nënshtrojnë njeriun!

Këto ditë vere në media akoma disa individë, besa disa akoma me pozita e disa i kërkojnë pozitat iu kanë rrekur fushatës antinjerëzore me akuza, shpifje por edhe me diletantizëm sikur mendojnë se akoma janë në fushata zgjedhore duke mos kursyer as edhe individin apo subjektin edhe në raste ekstreme edhe familje? Të tillët edhe njëherë po dëshmojnë se më së paku iu intereson gjendja momentale e ngrirë politike në vend apo më së paku janë të gatshëm apo edhe dinë që t’i prezantohen opinionit me ndonjë program zhvillimor, shtetformues, zbutje papunësie, unifikim të klasës politike apo diçka rreth shtetit dhe popullit, sepse e gjitha shkon në formën ”Ma shkove, ta shkova”, por presin momentet që t’i qasen me sulme, akuza kundër tjetrit duke menduar se po bën trimëri, po dëshmon heroizëm, patriotizëm dhe çka në fund si thotë populli ”ujë në mulli të huaj” (armiqtë tanë vetëm sa i fërkojnë duart të gatshëm t’i qasen shpërfillshëm katandizmit politik).

Ka përfunduar fushata ore të mjerë ua tregoi sovrani secilit vendin dhe notën e besimin (juve që po ngreni kokën më lartë sesa forcën që keni), tani kur populli i ka drejtuar sytë kah ju se çfarë do të përmbushni nga ato gënjeshtra e premtime nëpër fushata deri më tani, ju akoma po merreni me njëri-tjetrin (kryesisht ata të cilët ia përgatiten rrëzimit të qeverisë Mustafa të bashkuar) se cili do të jetë më aktiv në media dhe më aktual me akuza?

Si po duket, edhe kësaj radhe jeni drejtuar gabimisht në orientim fatkeq për veten dhe popullin, sepse tani populli po iu njeh të gjithëve dhe ka vlerësim për të gjithë, prandaj bëhuni bashkë me djallin dhe qeverisni nëntokën sikur e bëtë plot 17  vite, dhe ja ku jemi të varfër, të tretur në mërgim, të abuzuar nga ju, të nëpërkëmbur edhe të plaçkitur deri në palcë! Të tillë kemi klasën politike, e cila duke u akuzuar në mes vetit mendojnë se populli i amniston dhe i përkrah?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat