Kadaj Bujupi: SHIK-un do ta luftojmë e çrrënjosim

Aktuale

Kadaj Bujupi: SHIK-un do ta luftojmë e çrrënjosim

Nga: B.S Më: 27 korrik 2017 Në ora: 10:59
Donika Kadaj Bujupi, Dardan Molliqaj dhe Rexhep Selimi

Dje është bërë regjistrimi i deputetëve të kuvendit të Kosovës të legjislaturës VI.

Për tu regjistruar ka shkruar edhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi, e cila ka publikuar më pas në foto në Facebook, bashkë me dy kolegët e saj, Rexhep Selimin dhe Dardan Molliqajn, përcjell Bota sot.

Përmes postimit që ka bërë ajo ka thënë se në vitin e kaluar u ka mungur vota e një deputeti për ta hetuar SHIK-un, ndërsa tani do ta luftojnë e çrrënjosin.

Postimi i tij i plotë:

Vitin e kaluar na duhej vota e një deputeti për ta hetuar ShIK-un. Për një votë pati dështuar themelimi i komisionit hetimor. Tash jemi dyfish më shumë. Jo që do ta hetojmë, por do ta luftojmë e do ta çrrënjosim./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat