Kusari Lila: PAN nuk i ka numrat, nuk e votojmë Veselin as Haradinajn

Aktuale

Kusari Lila: PAN nuk i ka numrat, nuk e votojmë Veselin as Haradinajn

Nga: Bota sot Më: 27 korrik 2017 Në ora: 11:14
Mimoza Kusari Lila

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar edhe njëherë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit e as Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.

Këto deklarata ajo i bëri gjatë regjistrimit si deputete në Kuvendin e Kosovës, ku shtoi se PAN nuk i ka numrat dhe se ata duhet të mësohen me faktin se do të jenë opozitë, përcjell Bota sot.

“Nuk ka asnjë paqartësi. PAN nuk i ka numrat dhe duhet të mësohen me faktin që të jenë në opozitë. Nuk e votojmë Kadri Veselin për kryetar Kuvendi e as qeverinë Haradinaj”, u shpreh ajo para gazetarëve./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat