Lista Serbe ende nuk ka vendosur se si do të votojnë për kryetar të Kuvendit

Aktuale

Lista Serbe ende nuk ka vendosur se si do të votojnë për kryetar të Kuvendit

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 12:02
Deputeti i zgjedhur nga Lista Serbe Sasha Milosavlevi

Deputeti i zgjedhur nga Lista Serbe Sasha Milosavlevi tha se ata ende nuk kanë vendim zyrtar se si do të votojnë më 3 gusht për kryetarin e ri të Kuvendit apo edhe më pas për kryeministrin e Kosovës që do të vinte nga koalicioni PAN.

Milosavleviq tha se ata presin te bisedojnë me partnerë të ndryshëm dhe atyre t’ua paraqesin kushtet të cilat mbase do të pranoheshin nga partnerët. 

 Ai  ka pranuar se është e natyrshme që Lista Serbe të konsultohet me  Beogradin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat