Mustafa: Të përkrahen nxënësit që merren me matematikë, kimi, biologji

Aktuale

Mustafa: Të përkrahen nxënësit që merren me matematikë, kimi, biologji

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 12:13
Takimi i Mustafës me pjesëmarrësit nga Kosova në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM), e mbajtur në Brazil

Kryeministri Isa Mustafa ka takuar sot pjesëmarrësit nga Kosova në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM), e mbajtur në Brazil.

Ai tha se duhet të bëjnë ndryshime në sistemin arsimor që të përkrahen shumë më tepër nxënësit që merren me matematikë. Sipas tij, arritja e këtij suksesi, vjen prej punës dhe sakrificës së profesorëve të kësaj lëmie.

Mustafa: Duhet të nxisim studentët dhe profesorët për të qenë konkurrues në glob

“Për neve kjo është edhe një pranim i angazhimit të profesorëve  të nxënësve të shkollës së Kosovës dhe i ngritjes së cilësisë .Është sigurisht një tregues i sakrificës i punës angazhimit durimit por edhe i zotimit për rezultate . Për neve kjo është e veçantë sepse ne ardhmërinë e këtij vendi e kemi te të rinjtë , sidomos shkencat fondamentale të cilat duhet të kenë përparësi dhe për të cilat ne duhet të bëjmë  ndryshime në sistemin arsimor që ato të veçohen të përkrahen shumë më tepër të kemi më shumë nxënës që merren me matematikë që merren me kimi, biologji , që merren me fushat të cilat ne duhet të bëjmë konkurrencë me vendet të tjera jo vetëm në regjion në Bashkimin Evropian por edhe në glob në përgjithësi. Po ashtu duhet të ndërtojmë sisteme të nxitjes stimulimit edhe të përkrahjes së nxënësve edhe të njerëzve që punojnë me nxën ës . Sepse jemi të interesuar që këto rezultate të jenë më të mëdha .Po ashtu njerëzit të marrin meritat për punën që e bëjnë“, tha Mustafa.

Fituesi i medaljes së bronztë në Brazil Shend Zhjeqi, tha e me matematikë hapen rrugët dhe ipet mundësia e pjesëmarrjes në gara.

Zhjeqi: Unë do të studioj jashtë vendit

Sa i përket garës ndërkombëtare ku kemi qenë pjesëmarrës ne dhe e kemi paraqitur Kosovën sivjet . Ajo është diçka që na ka mbetur kujtim dhe na ka inkurajuar që të studiojmë matematikë . Jo vetëm në fakultet por edhe në shtëpitë tona. Nuk është e domosdoshme vetëm të studiojmë matematikë edhe shkenca të tjera mirëpo matematika mendoj se do të ecë përpara me anën e garave. Unë mendoj personalisht që të studioj jashtë  “, tha Zhjeqi.

Profesori  Ramadan Limani, ka thënë se ky është një sukses i arsimit në përgjithësi të Kosovës. Ai ka përmendur edhe nxënësit e tjerët, cilët nuk kanë arritut  të marrin medalje, por që janë shpërblyer me mirënjohje.

Limani: Ky është sukës i arsimit në përgjithësi në Kosovë

“Po ky është sukses në radhë të parë i matematikës dhe arsimit në përgjithësi në Kosovë. Është gara më e suksesshme e ekipit tonë prej kur ka filluar ekipi jonë të marrë pjesë në këtë garë ndërkombëtare të matematikës. Kështu që unë jam personalisht i kënaqur dhe i përgëzoj këta nxënës . Shendi ka marrë medaljen e bronztë , Ardita ka marrë mirënjohës të cilën dy detyra ka arrit në tërësi nga 6 gjithsej që është sukës shumë i madh për 2 pikë nuk ka arrite të marrë medalje të bronztë edhe Viktori ika marrë mirënjohje kështu që është një sukses jashtëzakonisht i mirë për ekipin e Kosovës këtë vit “, tha Limani.

Në Olimpiadën e Matematikanëve të Rinj në Rio De Zhaniero në Brazil kanë marrë pjesë pesë matematikanë të rinj nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat