Dardan Sejdiu tregon pse u takuan Pacolli e Ymeri

Aktuale

Dardan Sejdiu tregon pse u takuan Pacolli e Ymeri

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 12:17
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka bërë të ditur se me kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli janë takuar vetëm për kafe.

Këto komente ai i bëri pas takimit që bashkë me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe deputetin e zgjedhur Ismajl Kurteshi zhvilluan sot me të parin e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe këshilltarin e tij, Jetlir Zymberaj në një nga hotelet e Prishtinës.

Merret vesh se në takim është folur për gjendjen e tanishme politike në vend dhe qëndrimet që do t`i mbajnë këto dy parti në seancën konstituive të 3 gushtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat