PDK: Ndërmarrja Publike Banesore strehë e militantëve të Vetëvendosjes

Aktuale

PDK: Ndërmarrja Publike Banesore strehë e militantëve të Vetëvendosjes

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 15:38
Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli

(E plotësuar) - Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, përkatësisht kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ish-sekretarin Dardan Molliqaj për punësim të militantëve në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Udhëheqës të kësaj dege kanë thënë se në Ndërmarrjen Publike Banesore janë të punësuar 35 militantë me kontrata pune dhe 22 të tjerë me kontrata të veçanta.

Sekretari i PDK-së në degën e  Prishtinës, Bujar Cakolli, tha se nuk është vetëm komuna e Prishtinës ajo që ka shërbyer për të punësuar militantë të Vetëvendosjes, por edhe Ndërmarrjet Publike që administrohen sipas tij nga ana e tyre.

Ai tha se sipas planit të biznesit, Ndërmarrja Banesore e Prishtinës për vitin 2014 kishte planifikuar 73 punëtorë, por që sipas tij pas marrjes nën menaxhim nga “banda e Dardan Molliqajt” kjo ndërmarrje sot ka mbi 120 të punësuar.

Cakolli: NPB ka punësuar mbi 35 militantë me kontrata pune

“Nëse i referohemi planeve të biznesit të  kësaj ndërmarrje të vitit 2014, mund të shihet se ajo nuk ka ndonjë aktivitet shtesë që do ta arsyetonte këtë rritje enorme të punësimit prej 80 përqind të numrit total të punësimit. Sipas informatave që ne i posedojmë, Ndërmarrja Banesore e Prishtinës gjatë vitit 2015-2016 ka punësuar mbi 35 militantë të bandës së Vetëvendosjes me kontrata pune dhe 22 të tjerë me kontrata për shërbime të veçanta, ku shumica e tyre vijnë nga qytete të tjera të Kosovës”, tha Cakolli.

Sipas tij, këta persona aktivitet kryesor kanë pasur hedhjen e gurëve, Molotovit dhe shkatërrimi i pronës publike dhe private në kryeqytet.

Cakolli tha se Komuna e Prishtinës i ka ikur përgjegjësisë për raportimin e tyre për punësimin e 486 personave në komunën e  Prishtinës.

Cakolli: Nuk kemi parë përgjegjësi dhe llogaridhënie për qytetarët e Prishtinës

“Kemi parë përpjekjen e tyre gjatë kësaj jave për ti ikur këtij skandali të punësimit partiak në Komunën e Prishtinës. Kemi parë edhe përpjekjet e tyre për ti dhënë konotacion tjetër kësaj teme, për ta relativizuar duke përmendur edhe emra të përveçëm. Por, deri më tani nuk kemi parë përgjegjësi dhe llogaridhënie prej tyre për qytetarët e Prishtinës”, tha Cakolli.

Ditë më parë kjo parti në një konferencë për media ka akuzuar komunën e Prishtinës për punësim të 486 personave e që sipas tyre janë  militantë të Lëvizjes Vetëvendosje

Image
Kontratat

PDK: Ja 57 militantët e VV-së të rehatuar në Ndërmarrjen Banesore

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, sot ka bërë publik emrat e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje të punësuar në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës.

Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po i ikë llogaridhënies për punësimin e 486 personave në dy vjetët e fundit, shumica e të cilëve sipas tij, janë pjesë e rrjetit të dhunshëm të Dardan Molliqajt.

 Cakolli ka thënë se nuk është çerdhe e punësimit të militantëve të Vetëvendosjes vetëm administrata e Komunës së Prishtinës, por edhe ndërmarrjet publike që administrohen nga bandat e tyre.

“Kemi parë përpjekjet e tyre për t’i ikur këtij skandali të punësimit partiak në Komunën e Prishtinës. Kemi parë përpjekjet për t’i dhënë konotacion tjetër kësaj teme, për ta relativizuar duke përmendur emra të përveçëm. Por, deri më tash, nuk kemi parë përgjegjësi dhe llogaridhënie prej tyre për qytetarët e Prishtinës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në krye të të punësuarve të militantëve të Vetëvendosjes në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës, kryetar i bordit të së cilës është Lazër Nrecaj, kurse kryeshef, Nexhat Kryeziu, që të dy këta kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ndërmarrja Banesore e Prishtinës gjatë viteve 2015-2016 ka punësuar mbi 35 militantë të bandës së Vetëvendosjes me kontrata dhe 22 të tjerë për shërbime të veçanta, ku shumica e tyre vijnë nga qytete të tjera dhe aktivitet kryesorë kanë pasur hedhjen e gurëve, molotovit dhe përcjelljen e njerëzve me direktiva të Dardan Molliqajt”, ka thënë Cakolli.

Sipas tij, Ndërmarrja Banesore e Prishtinës, sipas planit të biznesit të vitit 2014, kishte të planifikuar 73 punëtorë. Kurse, pas marrjes siç tha ai, nën menaxhim nga banda e Dardan Molliqajt, sot kjo ndërmarrje ka mbi 120 të punësuar.

“Nëse i referohemi planeve të biznesit të ndërmarrjes pas vitit 2014, ajo nuk ka ndonjë aktivitet shtesë, që do të arsyetonte këtë rritje prej 80 për qind të numrit të të punësuarve”, ka thënë ai, duke prezantuar edhe listën e të punësuarve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë ndërmarrje banesore.

Cakolli ka prezantuar edhe një hulumtim të shkurtër në rrjete sociale dhe shumica e tyre bëjnë edhe propagandë politike për Lëvizjen Vetëvendosje.

 Sekretari i degës së PDK-së, Bujar Cakolli, ka thënë se pjesa dërmuese e këtyre militantëve janë pjesë e rrjetit të dhunshëm të Dardan Molliqajt, i cili bashkë me Albin Kurtin, gjatë gjithë këtyre viteve nuk kanë pushuar asnjëherë së foluri për kapjen e shtetit, por në të njëjtën kohë, përveçse kanë dhunuar demokracinë tonë të brishtë, kanë kapur edhe Komunën e Prishtinës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat