Sejdiu shpreson që seanca e 3 gushtit të ecë mbarë

Aktuale

Sejdiu shpreson që seanca e 3 gushtit të ecë mbarë

Nga: A.M. Më: 27 korrik 2017 Në ora: 15:59
Korab Sejdiu

Korab Sejdiu është një nga deputet më të ri të Kuvendit të Kosovës shpreson se që seanca konstituive e 3 gusht 2017 të ecë me mbarës.

Në postimin e tij në Facebook, Sejdiu ka njoftuar se ishte në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës për t`i kryer procedurën administrative të regjistrimit si deputet.

Postimi i plotë:

Sot iu ktheva pas një kohe të gjatë holleve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, edhe pse tani në një cilësi tjetër, pra si përfaqësues i popullit. Edhe pse prania ishte vetëm për të kryer procedurën administrative të regjistrimit si deputet, nuk e mohoj se domosdoshmërisht ishte një ndjenjë jashtëzakonisht e veçantë. Shpresoj që seanca konstituive e 3 gusht 2017 të ecë me mbarësi, dhe të gjithë deputetët të punojnë palodhshëm që legjislatura e re të jetë shembull edhe për institucionet e tjera të vendit. Një falenderim i sinqertë ia drejtoj të gjithë atyre që më mbështetën dhe vazhdojnë të më mbështesin në këtë rrugëtim. Zoti na ndihmoftë dhe na priftë e mbara me këtë përgjegjësi të madhe që kemi marrë mbi supe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat