Musliu, Beogradit: Se kam ndërmend as me pagu as me shku n’burg, se si kam borxh askujt, ne shqiptaret jemi mësuar me burgje

Aktuale

Musliu, Beogradit: Se kam ndërmend as me pagu as me shku n’burg, se si kam borxh askujt, ne shqiptaret jemi mësuar me burgje

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 16:03
Jonuz Musliu

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, njëherit kryetar i Kuvendit të Bujanocës Jonuz Musliu përmes “Presheva Jonë”  kishte konfirmuar para tri dite se nga një gjykatë serbe, se Beogradi ka lëshuar një vendim përfundimtar për cilin do të dënon atë me 40 ditë burg, nëse nuk e paguan një gjobë që ka të bëjë me disa aktivitete partiake.

Ai ka deklaruar se ky vendim i gjykatës është i qëllimshëm dhe një formë e presionit, pasi i kanë thënë tri ditë afat, të paguajë gjobën ose të shkojë në burg. Para tri dite kjo gjykatë serbe i kishte dhënë ultimatum Musliut vetëm tri ditë ose ta paguaj gjobën ose 40 ditë burg, i cili urdhër sot ka skaduar. 

“Se kam ndërmend as me pagu as me shku n’burg, se si kam borgj akujt. Le e vijnë te me mshelin, se kam ndërmend te fshihem. Fundja, ne shqiptaret jemi mësuar me burgje! ” ka thënë fillimisht lideri i Luginës së Preshevës Jonuz Musliu.

Lidhur me kqtë situate “Presheva Jonë” ka zhvilluar një bisedë me liderin e Luginës së Preshevës Jonuz Muisliu.

Musliu: Gjykatës së Beogradit, është i motivuar politikisht dhe i padrejtë. Ky shtet policor i Serbisë, me gjyqe e mekanizma të tjerë ligjorë, po mundohen të bëjnë presion ndaj meje, që të heq dorë nga funksionet 

Se si e shef vendimin e Gjykatës së Beogradit Musliu fillimisht është përgjigjur se “sistemi i drejtësisë në Serbi, nuk është i pavarur, ai, dirigjohet nga strukturat shtetërore. Prandaj, vendimi i Gjykatës së Beogradit, është i motivuar politikisht, i padrejtë, madje skandaloz dhe cinik. Ne jemi mësuar me ultimatumet e gjykatave serbe, të cilat gjobitin shqiptarët, duke i burgosur edhe me vuajtje të dënimit, në mungesë të shlyerjes, kinse të borgjit ndaj shtetit serb. Thjesht, një vendim i tillë i gjykatës serbe, është i orkestruar mirë nga qarqet politike shtetërore, të cilat kahë kohë, që merren me mua, subjektin politik që drejtoj dhe funksionet e dy organeve më të larta legjislative siç është Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Kuvendi komunal i Bujanocit. Ky shtet policor i Serbisë, me gjyqe e mekanizma të tjerë ligjorë, po mundohen të bëjnë presion ndaj meje, që të heq dorë nga funksionet, të cilat i drejtoj me votën e popullit dhe konsesusin e spektrit politik shqiptar, por rruga ime politike dhe institucionale, është më e vjetër se kjo e Vuçiqit, bile edhe më e egër dhe më e vrazhdë si ajo e Millosheviqit. Unë, pavarësisht, këtyre presioneve, nuk heq dorë nga rruga ime politike dhe institucionale, për të cilën kam dhënë betimin dhe angazhohem në suaza të kompetencave që gëzoj, për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në këto hapësira.

Po, si e shiheni të drejtat e shqiptarëve në Serbi, krahasuar me të drejtat e serbëve në Kosovë dhe Shqipëri? MUSLIU: Nuk mund të tërheqim një paralele mes të drejtave të serbëve në Kosovë e Shqipëri, me të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Derisa serbët në Kosovë sillen me standard të dyfishta, shqiptarët në Luginë të Preshevës, nuk i gëzojnë as ato të drejtë, të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e shtetit ku jetojnë dhe as me konventat ndërkombëtare. Serbia, është i vetmi shtet në Ballkan, i cili nuk e ka të rregulluar me ligj, përdorimin e lirshëm të simboleve kombëtare dhe zbatimin në praktikë të dygjuhësisë për shqiptarët. Jo vetëm kaq, ajo, me metoda më barbare pengon qarkullimin e lirë të shqiptarëve në zonat kufitare, pamundëson integrimin e tyre në organet komunale dhe shtetërore, pengon donatorët e huaj të investojnë në Luginë, për zbutjen e varfërisë ekstreme, bllokon depërtimin e teksteve shkollore dhe nuk lejon nostrifikimin e diplomave nga Kosova. Këto janë ato fakte, që të drejtat e shqiptarëve në Serbi, nuk mund të krahason as për së afrëmi me të drejtat e srbëve në Kosovë dhe në Shqipëri.

Kurse, pyetjes se fundit, meqë sot skadon afati i ultimatumit, se cilën ka zgjedhur, burgun apo gjobën? Kësaj pyetje Musliu në fund ju është përgjigjur  “meqë kjo gjobë e gjykatës serbe, nuk ka të bëjë me mua vetëm si person fizik, por edhe juridik, do të konsultohem me kryesinë e partisë që drejtoj, për tejkalimin e kësaj padrejtësi. Beogradi dhe sistemi i saj gjyqësor, duke llogaritur edhe udhëheqësinë shtetërore, mezi presin të më fusin një ditë në burg e lëre më me javë të tëra. Nëpër këto burgje të Serbisë, kam kaluar me vite të tëra e nuk më kanë frikësuar nga misioni im, ideali dhe përkushtimi për kauzën kombëtare, prandaj edhe kjo do të kalojë…”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat