U regjistruan edhe 43 deputetë të tjerë të Kuvendit

Aktuale

U regjistruan edhe 43 deputetë të tjerë të Kuvendit

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 16:36
Regjistrimi i deputetëve

Ka vazhduar edhe sot regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VI.

Në ditën e parë ishin regjistruar 46 deputetë të subjekteve të ndryshme parlamentare, ndërsa sot u regjistruan edhe 43 të tjerë, duke arritur gjithsej në 89 deputetë.   

Regjistrimi vazhdon edhe të premten, nga ora 10:00 – 15:00.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat