Kusari i kundërpërgjigjet Kocit pasi e quajti endacake politike

Aktuale

Kusari i kundërpërgjigjet Kocit pasi e quajti endacake politike

Nga: A.M. Më: 27 korrik 2017 Në ora: 18:43
Mimoza Kusari

Shefja e Alternatives së Kosovës dhe deputete e konfirmuar e LAA-së, Mimoza Kusari ka reaguar pas deklaratës së zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci i cili këtë të fundit e ka quajtur endacake politike.

Kusari në reagimin e saj ka thënë se janë bërë qesharak dhe të mjerë ata që nuk arrijnë të arrijnë qëllimet e veta

Postimi i plotë:

Qesharak dhe të mjerë janë bërë ata që nuk arrijnë të arrijnë qëllimet e veta. Fundja askush nuk ju ka faj se e bën pazarin pa hanxhinë.

Tash kur kanë hy në rrugë pa kthim, rrugën ua zë çdo deklarim, ke apo nuk ke i adresuar atyre. Bile bile i kanë edhe analogjitë vështirë të kuptueshme por ata besojnë se të gjithë e dijnë "Fermën e tyre të shtazëve"

Ndërsa përbaltja dhe ofendimet e tyre pa asnjë kufi të poshtëm, vetëm se e shpërfaqin natyrën e vërtetë të cilën disi menduan se e kamuflluan deri tani.

Ju faleminderit që më mbani emrin aktiv në media. Diçka, diçka bëni edhe Ju kur nuk mund ti bëni numrat.

"There is no such thing as bad publicity"... (hape fjalorin e gjeje përkthimin)

Lexo edhe: Gani Koci ofendon rëndë Mimoza Kusarin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat