Deputeti i zgjedhur i Alternativës Ilir Deda, ka folur rreth formimit të institucioneve të Kosovës.
Deda në emisionin Imazh të RTK-së, ka thënë që Kadri Veseli nuk mund të bëhet kryetar Kuvendi sepse nuk i ka numrat.
“Veseli nuk mund të bëhet kryetar Kuvendi, sepse koalicioni PAN nuk i ka numrat e mjaftueshëm për t’i formuar institucionet e Kosovës”, tha Deda.
Deda po ashtu ka thënë që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duhet ta respektoj kushtetutën e Kosovës, sa i përket mandatarit të dytë.