Flora Brovina e pranueshme për kryetare të Kuvendit për VV dhe LAA

Aktuale

Flora Brovina e pranueshme për kryetare të Kuvendit për VV dhe LAA

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 10:10
Flora Brovina

Dy emrat më të përfolur për të kandiduar për Kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli e Xhavit Haliti, nuk janë emrat e vetëm që mund të përfaqësojnë Kuvendin me së miri.

Është Flora Brovina ajo që mund të merrte mbështetjen përtej koalicionit, e përgatitur si në aspektin profesional ashtu edhe intelektual.

Flora Brovina është deputete që nga fillimi i punës së Kuvendit, në pesë legjislatura, duke qenë kështu edhe një ndër personalitetet më të respektuara për kontributin e saj të para dhe pas luftës.

Për Lëvizjen Vetëvendosje është i pranueshëm emri i Flora Brovinës në krye të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Glauk Konjufca ka thënë për media se nëse PDK do ta propozonte Brovinën do të ishte një veprim i mençur.

“Këtë emër nuk e kemi diskutuar në parti, por personalisht është e pranueshme për mu. Nëse PDK do ta bënte një gjë të tillë di te ishte veprim shumë i mençur i tyre,” tha Glauku.

Edhe koalicionin LAA thotë se PAN duhet të propozoj një emër të pranueshëm për të gjithë.

“Ne mund të bisedojmë tash për potencialisht 120 kandidat që janë. Kështu që nuk mund të deklarohem për secilin prej tyre. Koalicioni PAN duhet të ta ketë parasysh që nëse duhet të procedojnë më tutje duhet ta kandidojnë dikën që është i pranueshëm për të gjithë”, ka thënë për media deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu.

E për deputetët e PAN-it, nuk ka emër tjetër veç Kadri Veseli.

Deputeti nga PDK, Hajdar Beqa, për “arbesh.info” ka thënë se PDK nuk e ka menduar një gjë të tillë.

“PDK ende nuk e ka menduar një gjë tillë por kjo i mbetët të parit të partisë në këtë rast Kadri Veselit që të sjell një emër të ri”, tha Beqa.

Po ashtu edhe deputeti Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se nëse PDK do ta propozonte Flora Brovinën, ai do ta votonte.

“Unë s’po mendoj, por nëse e propozon PDK-ja Flora Brovinën për kryeparlamentare do ta votojë”, ka thënë Berish.

Pyetja e arbresh e befasoi vetë Flora Brovinën, duke thënë se Kryetari i Kuvendit e ka detyrën të jetë neutral, të jetë i të gjithëve.

Ajo është shprehur se e ka menduar që mund të zgjidhet zëvendës kryetare, por jo edhe kryetare.

“Kom mëndu tjera herë që do të jem zëvendës kryetare po këtë se kam mendu. Kjo është një detyrë shumë më pergjëgjësi, por ne e kemi kandidatin dhe ne nesër unanimisht mund të themi që Kadri Veseli është kandidat.”

“Flora Brovina do të ishte zgjidhja më e mirë se Veseli e Haliti”, mendon analisti politik, Imer Mushkolaj, duke thënë se Flora nuk krahasohet me Veselin e Halitin.

“Nëse flasim për aspektin intelektual dhe profesional zonja Brovina nuk krahasohet me Kadri Veselin e Xhavit Halitin, zonja Borvina është dëshmuar edhe në vitet e 90-ta sidomos me aktivitetin e saj si mjeke humaniste e poete.”

Ai beson qe Brovina nuk do të keqpërdorte këtë post për pazare politike.

“Për mu do të ishte një zgjedhje e mirë duke pas parasysh që kryetari i Kuvendit duhet mbante një rregull në seanca pavarësisht se në Kosovë ky post keqkuptohet me qëllim duke u kthyer në post të pazareve politike dhe më pas bëhet i rëndësishëm për partitë politike. Nuk e di nëse zonja Brovime po që se do të jetë kandidate do të votohet nga rivalet politik të koalicionit PAN, por për mu do të ishte zgjedhje më e mirë se sa zgjedhja e Veselit e Halitit ose ndokujt prej PDK-së,”ka thënë Mushkolaj.

Seanca konstituve mbahet me tre gusht, kur edhe pritet zyrtarisht të vendoset për emrin që do të vendoset në krye të Kuvendit të Kosovës, e që në bazë të rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit kandidati për kryetat do të jetë nga PDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat