Ambasadorja gjermane takon Kurtin: E mbështes cilëndo shumicë parlamentare që formon Qeverinë

Aktuale

Ambasadorja gjermane takon Kurtin: E mbështes cilëndo shumicë parlamentare që formon Qeverinë

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 19:43
Kurti e Konjufca me Angelika Viets

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti bashkë me anëtarin e partisë, Glauk Konjufca kanë takuar sot ambasadoren e Gjermanisë, Angelika Viets, ku u diskutua për rëndësinë dhe mundësinë e bashkëpunimit midis Kosovës e Gjermanisë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është folur edhe për zhvillimet politike në Kosovës, tre ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Komunikata e plotë:

ot, në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, ishin për vizitë i nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe, deputeti i Lëvizjes, Glauk Konjufca. Ata u pritën nga Ambasadorja në largim, Angelika Viets, dhe Sekretari i Parë, Marten Menger.

Në këtë takim u diskutua rëndësia dhe mundësitë e bashkëpunimit midis Kosovës e Gjermanisë, si në rrafshin bilateral po ashtu edhe në atë të integrimeve evropiane. Zhvillimi ekonomik i orientuar në investime e punësim si dhe sundimi i ligjit për ta luftuar korrupsionin e për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve ishin temat kryesore.

Në veçanti u bisedua edhe për zhvillimet politike në Kosovë në prag të seancës konstituive të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ambasadorja Viets uroi  Kurti dhe  Konjufca për rezultatin në zgjedhje dhe shprehu përkushtimin e saj për mbështetjen e cilësdo shumicë parlamentare që formon qeverinë e ardhshme të Kosovës. Kurti dhe Konjufca falenderuan Ambasadoren Viets për kontributin e Gjermanisë në Kosovë dhe theksuan gatishmërinë dhe interesimin e tyre për kontakte të vazhdueshme e takime të mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat