Geci: Ruzhdi Shaqiri me grupin e tij vranë gazetarin e ‘Bota sot’ Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun dhe më plagosën mua

Aktuale

Geci: Ruzhdi Shaqiri me grupin e tij vranë gazetarin e ‘Bota sot’ Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun dhe më plagosën mua

Nga: Bota sot Më: 1 gusht 2017 Në ora: 09:00
Gani Geci

Dje është mbajtur gjykimi i biznesmenit Kujtim Tërnava, I cili ka qenë pjesë e grupit të Ruzhdi Shaqirit, ku para gjykatës ai ka rrëfyer gjithë tmerret nga ai grup.

Lexo: Tmerret e biznesmenit nga grupi i Ruzhdi Shaqirit

Pas kësaj ka reaguar ish deputeti Gani Geci, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ai grup e kishte palgosur atë dhe sipas tij po ai grup është fajtor për vrasjen e gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bekim Kastratit dhe mikut të Gecit, Besim Dajakut, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Gecit:

Të nderuar qytetarë, ata që kanë fakte dhe kanë  qenë të tmerruar nga grupi kriminal i Ruzhdi Shaqirit lus ti denoncojn ne Prokurorinë e Kosovës dhe EULEX-it ket grup .Ruzhdi Shaqiri me grupin e tij me datën 19.10 .2001 në një prit të organizuar mirë dhe që ishin të paguar mirë, me qindra mijëra Marka , mi vranë dy shokë, gazetarin e gazetës " Bota Sot" Bekim Kastratin , Besim Dajakun dhe më plagosen mua rëndë.

Ky grup paguhej nga kriminel ,politikan prej vitit 1999 që të vriste oponentet politik anëtarët e devotshëm të LDK-së të presiidentit Rugova. Se kush ishin ata që paguan këtë grup i din Prokuroria e Kosovës bashkë me prokurorinë e e EULEX -it . Edhe ne i kemi lexuar në gazeta këto ditët e fundit për ketë grup.dhe mua gjerat po me lidhen plotësisht.

Kta financieret ende jan me ndikim në politiken e Kosovës. Prokuroria e EULEX - it se fundmi ka ngritur aktakuzë për një grup kriminal që udhëheqej nga Agron Sylejmani sa ishte gjallë dhe Ruzhdi Shaqiri.

Pas vrasjes së Agron Sylejmanit, grupin e udhëhiqte Ruzhdi Shaqiri, personi X që permendet ne deklaratën e Shkumbin Mehmetit të bërë publike në media ishte Ruzhdi Shaqiri por Shkumbini e përmend vetem si " X "si të pa njuhur për arsye se Ruzhdi Shaqiri kishte fuqi ta vriste edhe në burg Shkumbin Mehmetin, prandaj në vitin 2012 aso kohe Ruzhdi Shaqiri ishte shefi i kriminelave e Shkumbin Mehmeti nuk ka guxuar ta përmend me emër sepse e rezikonte jeten e vet edhe brenda burgut.

Shkumbini mua ne vitin 2010 përmes vllaut të tij ma ka shkruar një letër të cilën letër vetëm ma ka dhënë ta lexoj dhe unë emrat qe i ka permend ne at leter qysh ateher i kam dërguar policisë së EULEX-it si të dyshuar për rastin e shokve të mi. Shkumbini në atë letër më ka shkruar se unë ne rastin e shokve tu nuk kam marr pjesë sepse kam qenë duke punuar në Polici, por ma vonë këta kanë treguar gjatë kohës kur ishim bashk dhe flisnim per rastet e ndryshme.

Ndersa se kush ishin me emra grupi tjetër kriminal keni pas keni rastin rastin ta lexoni në mjetet e informimit gjatë arrestimeve të fundit që u bënë në Gjermani edhe në Podujevë. Nga Gjermania u ekstradua ne Kosovë, Faik Shaqiri, kushëri i Ruzhdi Shaqirit që janë të dytë të fshatit Baks dhe babgjyshat i kanë vëllezër.

Edhe me datë. 04.08.2014 kur me ndodhi rasti Ruzhdi Shaqiri ishte prap i shtyrë nga politika kriminale që kishin ndikim në polici dhe ne Gjyqësor dhe që e mbronin Ruzhdi Shaqirin të mos futej ne burg bashkë me grupin e tij duke i premtuan Ruzhdi Shaqirit se do ta lirojnë nga te gjitha veprat kriminale dhe do ta bëjnë milioner dhe pronarë legjitim të shumë pronave nëse e vret Gani Gecin. Se për cilat prona ka qen fjala tash po shifet ne gjykimin e grupit te Ruzhdi Shaqirit per rastin e Fushkosovës 

Fati dhe Zoti ishin në anën time dhe une jam gjallë . Të nderuar qytetar grupet politike kriminale edhe në vitin viti 2014 sa shkova në burg me kërcënuan me vdekje, letrat kërcënuese i ka prokuroria e Mitrovicës dhe unë përsonalisht kam kërkuar hetim nga kryeprokurori i Mitrovicës dhe nuk është bërë kurrë një hetim për atë rast.

Në vitin 2015 gjatë kohës sa isha në arrest shtëpiak i premtuan 1 milion € një të burgosuri në Dubrav që të ik nga burgu dhe gjatë kohës sa do të ishte në arrati të vinte në shtëpinë tonë si mik i yni sepse na e njihnim baban e tij dhe ky i burgosur mbante korospodencë nga burgu edhe me një vlëla tonin, pra kishte mundësi që të vinte edhe në shtëpin tonë dhe të më vriste në shtepinë time . 

Fati apo Fatkeqësia e tina ishte sepse ai u dergua ne Burgun e Pejës për te ikur ma let por duke u mundua te ik kerceu nga nji lartësi e madhe dhe i kish pas thy dy kambët.

Kët raste tash para ca muajsh ma ka treguar nji i burgosur nga Shqiperia qe ishte ne nji dhome me te burgosuri Kosovar ne burgun e Pejes e qe ky Kosovari i kishte spjeguar projektin te se pse duhej te ikte nga burgu dhe qfar duhet te bente per te fituar 1 milion evro pra te me vriste mua.

Se a do të më vriste ky i burgosuri dhe a do të më vrasin këta në të ardhmen veq Zoti e din!

Arsyeja pse donin të më vrisnin ishte se grupet kriminale politike propagandonin rrejshëm sikur gjatë luftës ashtu edhe pas luftës, ashtu edhe tash që po propagandojn se gjoja unë punoj për EULEX -in për Amerikën për Gjermanin e tash së fundmi po propagandojn se gjoja unë punoj për Gjykaten Speciale, nuk kanë lanë sen të poshtër pa propagandua për mua këta të poshtër.

Bile te UNMIKU e te Francezët qe i kan pas miqë kanë bart propaganda se unë gjoja shes fëmijë në Itali dy vjet jam përgjuar e hetuar nga UNMIKU e KFORI nga lojërat e flliqura të tyre. 

Gjat kam kerkuar dhe kam zbuluar se ky grup mi ka vrarë shokët i kam denoncuar në Polici e prokurori. Qysh në vitin 2009 kam zbuluar edhe pagesën kush e ka bërë por zbulimi për pagesë e kam bërë saktë vetëm në vitin 2015 dhe e kam denoncuar në Polici dhe Prokurori.

Kur ka tentuar të ik ai i burgosuri e kanë derguar në Burgun e Pejes qe me ik ma lehtë sepse nga burgu i Dubravës kishte ikur disa herë dhe gjatë tentimit për arrati kishte thyer dy kembet dhe ishte kapur nga policia .

Lus të gjthë qytetarët që ishin në tmerr nga këto grupe vrastare dhe që mblidhnin haraq në Bizneset e Kosovës, vrisnin, maltretonin, kercnonin , kindaponin jepnin pare me gajde , nxrrnin borgje duke ua marr 50% te parave 

Paraqitni rastet e juaja te Organet e Prokuroris së Kosovës e të EULEX - it. për Denoncim per hir te se verrtetes.

Lus pronarin e "Hotel Bacit" për hir të së vërtetës dhe vetëm të vërtetës ta tregoj tmerrin që ka pasur nga ky grup.

Lus burrin e Shkurte Fejzës për hir të se vërtetës ta tregoj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën e tmerrit disa vjeçar 

Lus Sami Lushtakun për hir te së vërtetës ti tregoj opinionit pse në vitin 2000 2001 dhe 2002 kishte angazhuar Garden e Kosovës për tu mbrojtur nga ky kryp.

Lus te gjithë të tjerët që për hir të së vërtetës ta tregojn tmerrin që paten.

Lus policin e Kosovës me emrin Murat që punoj bashkë me policin Amerikan Bill Kriger për te zbuliar se kush e kreu atentati kunder meje dhe shokve te mi let tregon Murati

kush deshi ta vriste dhe pse krejt kto storie lidhen me te njejtit emra dhe me rastin tim.

Lus anesteziologun e QKUK-s dhe mjekët që kanë qenë me të në zyrë që tri javë para se me ndodh rasti mua ne viti 2014 se qka ju ka thënë Ruzhdi Shaqiri për mua!

Tregone të vërtetën jo për mua por për hir të Zotit dhe të vërtetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat