Dy ditë para seancës konstituive, një deputet ende nuk është regjistruar në Kuvend

Aktuale

Dy ditë para seancës konstituive, një deputet ende nuk është regjistruar në Kuvend

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 16:41
Regjistrimi i Albin Kurtit

Edhe tre deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VI, kanë kryer sot procesin e regjistrimit, duke arritur në numrin prej 119 deputetëve të regjistruar.

Kësisoj, ka mbetur vetëm edhe një deputet i cili nuk është regjistruar ende.

Kuvendi i Kosovës njofton se deputet i vetëm i cili ka mbetur i paregjistruar do ta kryeje këtë procedurë nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat