Gazeta zvicerane shkruan për sulmin ndaj “Bota sot”: Sa me fat dhe rastësi u shmang një gjakderdhje

Aktuale

Gazeta zvicerane shkruan për sulmin ndaj “Bota sot”: Sa me fat dhe rastësi u shmang një gjakderdhje

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 gusht 2017 Në ora: 21:20
Gjykata Federale Zvicerane ku do të mbahet gjykimi i të arrestuarit për dërgimin e granatës ruse në adresë të gazetës “Bota sot” në Zvicër, në vitin 2002.

Duhet ti falënderohet fatit të madh që një familje dymbëdhjetë anëtarëshe i shpëtoi një sulmi me bombë përpara 15 vitesh në Küsnacht (ZH). Për rastin në fjalë është arrestuar agresori i dyshuar, shkruan gazetari Balz Bruppacher për “Luzerner Zeitung”.

Ngadalë po zbulohet gjithçka mbi planifikimin e sulmit me bombë në redaksinë e gazetës shqiptare “Bota sot” në Cyrih. Pas publikimit të hetimeve të deritanishme në korrik, tani pritet përgjegjësia e 41 vjeçarit me nënshtetësi zvicerane dhe maqedonase në 16 gusht, përpara Gjykatës në Bellinzona. Ai akuzohet se në 26 shtator, përmes një poste në Zürich-Oerlikon, kishte dërguar një bombë për të vrarë shumë anëtarë të redaksisë “Bota sot”.

Sipas aktakuzës agresori kishte përdorur një granatë ruse Tip F1, ku ai në qershor 2001 e kishte marrë si dhuratë në Maqedoni, si pasojë e aktivizimit të tij në UÇK.

Pakoja përmbante një shishe verë, por edhe diçka tepër të rrezikshme: një granatë të prodhimit rus me fuqi të madhe shpërthyese dhe të përgatitur për eksplodim. Pakoja, fatmirësisht, ishte hapur nga njëra anë dhe kështu ishte evituar prekja e mekanizmit që do të kishte shkaktuar shpërthimin e granatës dhe eventualisht lëndimin apo vrasjen e një apo më shumë njerëzeve.

Granatë e paketuar në mënyrë të rafinuar

Sipas hetimeve të shkencëtarëve nga hapja e paketës do duhej tre deri në katër sekonda për të ardhur deri te eksplodimi, që në një vend të izoluar do kishte dëme vdekjeprurëse deri në një largësi prej nëntë metrash.

Pakoja e dërguar në 27 shtator 2002 mbi të cilën ishte shkruar se dërgesa ishte «zyrtare dhe për biznes» është hapur mbrëmjen e 28 shtatorit pranë një rrethi familjar prej shtatë të rriturve dhe pesë fëmijëve. Sipas aktakuzës ishte skeptike, pse njëri nga vëllezërit në prani të dy fëmijëve kishte tentuar të hapë paketën në terrasë. Pasi ajo nuk u hap nga lartë, por në mënyrë anësore, nuk erdhi deri të shpërthimi i granatës. Nga shikimi në brendësi të pakos familja zbuloi shumë më tepër dhe alarmoi menjëherë policinë.

ADN pas përleshjes

Hetimet e policisë mbetën pa sukses deri në dhjetor 2016, kur erdhi ndihma e “komisarit rastësor”. Në 10 dhjetor erdhi deri te një përleshje në një lokal kërcimi në Cyrih. Aty u alarmua policia e cila erdhi dhe mori të dhënat e pjesëmarrësve në përleshje, mes tyre ishte një person, i cili kishte ADN të njëjtë me gjurmët e gjetura në paketën me bombë.

Në 31 janar ai u arrestua në vendin e tij të punës në Fällanden (ZH) ku më vonë gjatë bastisjeve në shtëpi ju gjetën edhe municione armësh. Momentalisht ai ndodhet në burgun e aeroportit të Cyrihut.

Prokuroria ka rezervuar tre ditë në procesin e Bellinzona. Vrasja nuk ka dënim më të lehtë sesa dhjetë vjet burg. Sulmi ka qenë me maskim perfid dhe agresori ka qenë i gatshëm të vrasë edhe personat tjerë që të cilët nuk kanë pasur fare të bëjnë me redaksinë e “Bota sot”.

Pretendohet edhe prapaskena politike

Botuesi i gazetës “Bota sot” kishte vërtetuar se i akuzuari për sulmin në redaksi nuk ishte i njohur për të. Por ai nuk hedh poshtë idenë se sulmi mund të ketë qenë i motivuar politikisht. “I akuzuari nuk ka vepruar vetëm,” tha botuesi Mazrekaj.

I akuzuari kurrë nuk ishte ankuar përpara redaksisë. “Bota sot”, sipas avokatit, sheh një prapaskenë politike: Redaksia kishte mbështetur ish presidentin e atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke i dhënë një arsye që agresori atëherë ishte pjesë e politikanëve të orientuar majtas. “Kundërshtarët e Rugovës, atëkohë vepronin me të gjitha mjetet për ta përmbysur,” sqaroi avokati.  Avokati i të akuzuarit nuk ishte i arritshëm për gazetën zvicerane./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat