Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: President keni bërë shumë mëkate të rënda, shpejt ke për të përfunduar keq

Aktuale

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: President keni bërë shumë mëkate të rënda, shpejt ke për të përfunduar keq

Nga: B.S Më: 1 gusht 2017 Në ora: 22:02
Hashim Thaçi

Bashkëluftëtari i dëshmorit të kobit Zahir Pajazitit, Hasan Zeneli, përmes një postimi në facebook, ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Zenelit, presidenti Thaçi ka bërë shumë mëkate të rënda, për të cilat do të përfundojë shumë keq.

“President. Nuk po ju quaj as matrapaz e as "Melem për varrë" por, po ju rikujtoj se: Keni bërë shumë mëkate të rënda . Ju kujtoj se, mëkati i parë që e keni bërë ,është ky:Nuk u kujdese për familjarët e dëshmorëve njësoj (Bëre te disa favore) e te disa shkelje. Nuk i trajtove njësoj”, ka shkruar Zeneli, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë pa ndërhyrjen tonë:

President.Nuk po ju quaj as matrapaz e as "Melem për varrë" por,po ju rikujtoj se: Keni bërë shumë mëkate të rënda . Ju kujtoj se, mëkati i parë që e keni bërë ,është ky:Nuk u kujdese për familjarët e dëshmorve një sojë( Bëre te disa favore) e te disa shkelje.Nuk i trajtove njësoj!

President! Mos!!! Kthehu dhe përmirëso gabimet e bëra.Kthehu se ka met mallkuar gjaku i derdhur nën torturë i Heroit Januz Zeneli.

President. A është kjo e drjtë që,familjarët e HEROJVE dhe të dëshmorve ., të mbeten pa vende pune dhe të bredhin rrugve?!? A është turp për ju, që neper stacionet policore të orvaten) djemt e herojve dhe të dëshmiorve për posedim dhe shitje narkotikësh?!???Pse president? Pse s'ju sigurove me ligj vendë pune? Pse president s'ju zgjodhe njësoj strehim...? Pse favorizove ata që ishin pjes e jotja?Pse fëmijët tuaj, kan miliona e të mijët ,JO!? Qka bëre ti për luftën më tepër se un?

President,veprimtarinë time luftarake, me ta ngarku ne shpindë,s'mundesh me e bart as 3 metra dhe rrëxohesh ne tokë!

President, shpejt ke për të përfunduar keq.

Sigurisht se kan për t'ju vrarë LOTET e nënave të Dëshmorve që i keni keqtrajtuar!

Nëse këto fjalë qka un ti thash, nuk të duken të vërteta, shko nëpër stacionet policore dhe do ti vërtetojsh.

Nse nuk e bën këtë,ti kurrë ske autoritetin e presidentit por,je një hiq mashkull!

Korigjohu president. H Z.

Image
Postimi nga Hasan Zeneli
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat