Vjen edhe Teuta Rugova në Kuvend

Aktuale

Vjen edhe Teuta Rugova në Kuvend

Nga: Bota Sot Më: 3 gusht 2017 Në ora: 10:50
Foto nga seanca e Kuvendit

(E plotësuar) - Në seancë ka arritur edhe deputetja e LDK-së, Teuta Rugova e cila, deri më tani nuk ishte prezente.

Ajo ishte parapare që ta udhëheq seancën si deputetja më e re bashkë me Adem Mikullovcin si deputeti me i vjetër. Tani ajo i është bashkuar atij për të vazhduar me seancën

**************

Deputetja e LDK-së Teuta Rugova, ishte paraparë që të ndihmonte kryesuesin e seancës konstituive, Adem Mikullovci.

Por, ajo nuk është shfaqur në sallë, kështu që është zëvendësuar me deputetin e Vetëvendosjes, Qendron Kastrati, raporton “Bota sot”.

Në seancë ende mungon Teuta Rugova, që është e vetmja deputete deri më tani që po mungon në sallën e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat