Përmirësohet gjendja shëndetësore e Mikullovcit, ja kush do ta udhëheqë seancën

Aktuale

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Mikullovcit, ja kush do ta udhëheqë seancën

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 13:03
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Deputeti Adem Mikullovci e ka konfirmuar se do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës që pritet të filloj nga ora 15:00 pasi që fillimisht u raportua se ka probleme shëndetësore.

Vetëvendosje e ka konfirmuar se deputeti është mirë dhe është në gjendje të kryesojë vazhdimin e seancës.

Mikullovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është ndjerë keq pas seancës konstituive të Kuvendit, të cilin e kryesoi e të cilin e mbylli pas rrëzimit me vota të propozimit të PAN-it për shtyrje të seancës.

Mikullovcit i keqësohet gjendja shëndetësore, merr infuzion

Kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovcit iu ka përkeqësuar gjendja shëndetësore. Ai për momentin gjendet në hollin e Kuvendit, ku edhe po merr një infuzion.

Pasi që përfundoi seanca e cila nuk u arrit që të votohet kryetari dhe nënkryetarët, Mikullovcin e nxorën jashtë për krahësh dy persona.

Ai më pas u vendos në njërën nga ulëset që janë në hollin e Kuvendit e i cili u dërgua lart. Për t’i dhënë ndihmën e parë Mikullovcit ka shkuar edhe deputetja Besa Baftiu dhe kolegë tjerë. 

Edhe dje Mikullovci ka thënë se nuk ndihet mirë me shëndet.

Image

***

Gjendja shëndetësore e deputetit të Vetëvendosjes Adem Mikullovci nuk është e mirë.

Pasi që përfundoi seanca e cila nuk u arrit që të votohet kryetari dhe nënkryetarët, Mikullovcin e nxorën jashtë për krahësh dy persona.

 Ai më pas u vendos në njërën nga ulëset që janë në hollin e Kuvendit e i cili u dërgua lart.

Për t’i dhënë ndihmën e parë Mikullovcit ka shkuar edhe deputetja Besa Baftiu dhe kolegë tjerë.

 Edhe dje Mikullovci ka thënë se nuk ndihet mirë me shëndet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat