Krasniqi: Kuvendi kish lezet me Klani Pronto pakicë

Aktuale

Krasniqi: Kuvendi kish lezet me Klani Pronto pakicë

Nga: A.M. Më: 3 gusht 2017 Në ora: 17:53
Frashër Krasniqi

Deputeti i sapozgjedhur në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka marr pjesë në seancën konstituive të Parlamentit të Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se nuk e di nëse do të arrijnë ta blejnë a kërcënojnë ndonjë deputet, por pavarësisht kësaj, Kosova ka filluar me marrë frymë lirshëm ndërkohë që krimi e korrupsioni po i numëron ditët e fundit.

Postimi i plotë:

Fort kish lezet Kuvendi në të cilin Klani Pronto është pakicë, nuk mund të shtyjë asgjë përpara, lutet përunjësisht për 2 orë pauzë dhe në fund ikë nëpër skutat e Kuvendit dhe s'ka guxim të kthehet në seancë.

Nuk e di nëse do të arrijnë ta blejnë a kërcënojnë ndonjë deputet, por pavarësisht kësaj, Kosova ka fillu me marrë frymë lirshëm ndërkohë që krimi e korrupsioni po i numëron ditët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat