Partitë politike nuk merren vesh, VV e LDK: Kërkesa e PAN-it absurde dhe pa asnjë normë etike

Aktuale

Partitë politike nuk merren vesh, VV e LDK: Kërkesa e PAN-it absurde dhe pa asnjë normë etike

Nga: Bota Sot Më: 4 gusht 2017 Në ora: 07:46
Pamje nga takimi i shefave të grupeve parlamentare

(E plotësuar) - Edhe pse u ftuan në takim për të caktuar ditën e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e koalicioneve dhe subjekteve politike, nuk kanë arritur të caktojë një datë se kur pritet të mbahet vazhdimi i seancës.

Përfaqësues të koalicionit PAN, të cilët bojkotuan seancën e sotme, nuk e bojkotuan këtë takimin. Ty morri pjesë, Pal Lekaj nga AAK, Bilall Sherifi nga Nisma dhe Enver Hoxhaj nga PDK. Ky i fundit tha se kanë marrë vendim për një takim konsultativ  për të mërkurën e javës që vjen.

Hoxhaj: PDK mund të dal me një kandidat tjetër nëse votohet Haradinaj për kryeministër

“Qëndrimi i PDK-së, AAK-së dhe Nismës është ky, kryetari i PDK-së, zotëri Veseli dje ka dal me një propozim ku ka treguar përsëri që është në gjendje të del përtej pritjeve të tij individuale që PDK-ja mund të del me një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit, me parakushtin e vetëm dhe të thjeshtë, nëse Kuvendi e voton Qeverinë e zotri Haradinajt, të koalicionit i cili ka fituar zgjedhjet....Ne kemi kërkuar që të mërkurën e ardhshme përsëri të kemi një takim konsultativ të partive politike për të caktuar datën se kur mbahet seanca e radhës, por nuk kemi ra në ujdi për caktimin e ndonjë date të mundshme të seancës dhe unë kam kërkuar disa herë nga kryesuesi që ai të mos ndërmerr veprime për të ftuar deputetët me, që ajo sallë është e shenjt me që kredibiliteti, prestigji dhe besueshmëria e institucioneve sikurse Kuvendi i Kosovës janë të shenjta dhe ne duhet ta kemi një koordinim të plotë para se të hyjmë në atë sallë”, tha ai.

Ndërsa tha se formimi i Qeverisë Haradinaj është i pandalshëm por se ka nevojë për konsensus politik.

Shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca tha se edhe në këtë takim u pa tendenca e PAN, për ta zvarritur konstituimin e Kuvendit, pasi që nuk i kanë numrat, për ta votuar Kadri Veselin. Ndërsa e quan qesharake dhe absurde kërkesën e PAN, për ta votuar Ramush Haradinajn për kryeministër.

Konjufca: Kërkesa e Enver Hoxhajt absurde

“Po duan që të imponojnë kërkesa absurde siç  ishte kjo kërkesa e Enver Hoxhajt, që është njëkohësisht dhe mjaftë qesharake, kur të kqyrsh nga kuptimi politik, që LDK në, VV dhe LDK, Alternativës dhe AKR-së që ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër. Kjo është me të vërtetë qesharake, duke e ditur pozicionimin tonë politik. Në anën tjetër mundësitë shumë më të mëdha i ka vet VV me LDK, AKR dhe alternativen që ta krijojnë një shumicë të qëndrueshme në Kuvend të Kosovës...Ne jemi që Kuvendi i Kosovës të themelohet sa më shpejtë, ne jemi kundër tendencës së PAN-it që të zvarritet pafundësisht mbledhja konstituive e Kuvendit. Sidoqoftë më duket se kryesuesi z. Mikullovci mori vendim në favor të PAN-it, që të ketë një takim konsultativ të mërkurën dhe para të mërkurës të mos ketë seancë. Vetëm e vetëm për t’iu treguar atyre që ndoshta kjo do të jetë hera e fundit që të shpërfaqet se ata nuk e kanë për qëllim mbajtjen e seancës. E kanë thjeshtë një përpjekje për me e shty kohen maksimalisht dhe që të mos zgjedhet kryetari i Kuvendit”, tha ai.

Megjithëse takimi konsultativ u caktua për të mërkurën, Konjufca thotë se VV nuk do të jetë e pranishme në këtë takim.

Konjufca: Ne s’do të marrim pjesë

“VV nuk do të marrë pjesë në takim konsultativ sepse ne jemi për mbajtjen e seancave të parlamentit, jo për tryeza politike ”, tha ai.

Konjufca  po ashtu ripërsëriti se janë kundër çdo koalicioni me PDK-në, pasi që kjo do të ishte tradhti për votuesit e VV-së.

Konjufca: Ne si tradhtojmë votuesit

“Ne jemi kundër çfarëdo koalicioni me PDK-në. Lëvizja VV këtë e ka shpjeguar para zgjedhjeve, kjo nuk është çështje kompromisi, ne jemi përcaktuar me dal në zgjedhje me atë ofertë. VV i ka marrë 200 mijë vota me atë pozicion politik. Tash me ndryshu atë pozicion politik, do me thanë me  i tradhëtu votuesit, do të thotë me e tradhtu vetveten, me i tradhtu parimet tua për çka ke hyrë në politikë”, tha ai.

E shefi i grupit parlamentarë të LAA-së, Avdullah Hoti, e quajti të palogjikshme kërkesën e PAN-it që kryeparlamentari dhe kryeministri të votohen në pako.

Hoti: E respektojmë të drejtën e PAN, por nuk pranojmë kushtin

“ Pas diskutimeve të gjata, unë kohën kur dola nga takimi ne nuk kemi ende dakordim në nivel të të gjitha partive politike për mbajtje të seancës së radhës, mirëpo presim që kryesuesi do të shfrytëzoj të drejtën e tij kushtetuese për të thirr seancën në momentin kur ai e sheh të arsyeshëm, pasi i ka dëgjuar të gjitha partitë politike që kanë marrë pjesë në këtë takim konsultativ. Kërkesa e koalicionit PAN që është bërë publike që në të njëjtën seancë, të votohet edhe kryetari i kuvendit bashkë Qeverinë nuk ka asnjë logjikë politike dhe nuk është në përputhje me norma demokratike. Kuvendi sot është mbledhur në seancë të rregullt me ftesë të kryesuesit e thirrur në përputhje me kushtetutën. 61 deputet kanë qenë në seancë që nënkupton koalicioni PAN nuk e ka shumicën e nevojshme për të themelua institucionet e vendit. Ne do të mbështesim kandidatin e tyre për të propozuar për kryetar të kuvendit dhe i ftojmë që në seancën e radhës që ftohet në mënyrë të rregullt nga kryesuesi të marrin pjesë dhe të japin kandidatin e tyre dhe ne do të sillemi në përputhje me Kushtetutën”, tha Hoti. 

***

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk KOnjufca tha se partia e tij nuk do të merr pjesë në një takim tjetër konsultativ në mes partive dhe kryesuesit të seancës ashtu siq ka kërkuar koalicioni PAN.

Konjufca tha pas përfundimit të takimit mes përfaqësuesve të partive politike dhe kryesuesit Adem Mikullovci se nuk pranojnë asnjë kusht që ka vendosur PAN-i.

Pak më herët nënkryetari Enver Hoxhaj tha se PAN-i mund ta ndërrojë kandidatin për kryetar me kusht që deputetët ta votojnë Qeverinë Haradinaj. PAN ka kërkuar një takim konsultativ që të mbahet të mërkurën.

Hoxhaj: Mund ta ndërrojmë kandidatin për kryetar, por me kusht që të votohet Qeveria Haradinaj

Takimi konsultativ i thirrur nga kryesuesi i seancës Adem Mikullovci, ka përfunduar pa sukses, me ç'rast as në këtë takim nuk është arritur koordinim për caktimi e seancës.

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj tha se qëndrimi i PAN-it është që PDK të del me një kandidat tjetër me parakusht që Kuvendi të votojë Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Ai pas takimit të shefave të grupeve parlamentare me kryesuesin Adem Mikullovci tha se kanë propozuar që të mërkurën të mbahet edhe një takim konsultativ me kryesuesin për të caktuar seancën por nuk kanë rënë në ujdi për caktimin e një date.

 Hoxhaj kërkoi nga kryesuesi  që mos të marr vendime pa konsultime me partitë politike.

Në mbledhjen e Grupeve Parlamentare, përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë kërkuar që votimi i kryeparlamentarit të bëhet ne pako me atë për kryeministrin.

Poashtu bëhet e ditur se nëse kjo pranohet, koalicioni PAN pranon që të ndryshojnë kandidatin për kryeparlamentar, pra që të mos jetë Kadri Veseli, por se vota për kryeparlamentarin nënkupton edhe votë për qeverinë Haradinaj.

Hoti: Kërkesa e PAN-it nuk ka asnjë normë etike

Përfaqësuesi i koalicionit LDK-AKR-Alternativa në takimin konsultues për seancën e konstituimit të Kuvendit tha se koalicioni PAN po kërkon që të votohet Kuvendi bashkë me Qeverinë.

“Kërkesa e PAN që të votohet Kuvendi bashkë me Qeverinë nuk ka asnjë normë etike”, tha Hoti, duke treguar se PAN po insiston për shtyrjen e seancës konstituive.

“Pas diskutimeve të gjata ne nuk kemi ende dakordim të partive politike për datën e seancës. Dhe besoj se kryesuesi do të e caktoj seancën në momentin kur e sheh të arsyeshme”, ka thënë Hoti pas mbledhjes se shefave të Grupeve Parlamentare.

Shefat e grupeve parlamentare në takim, merr pjesë edhe PAN-i

 Të gjithë përfaqësuesit e partive politike iu kanë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryesuesit të seancës Adm Mikullovci për një takim konsultativ për të caktuar një seancë të re.

Enver Hoxhaj nga PDK, Pal Lekaj nga AAK, Bilall Sherifi nga Nisma, Avdullah Hoti nga LAA dhe Glauk Konjufca nga VV tashmë kanë hyrë në sallën e mbledhjeve.

Seanca konstituive është mbajtur dje ku përveç betimit të deputetëve të rinj nuk është zgjedhur kryetari e as nënkryetarët e Kuvendit. Ndërsa sot seanca është ndërprerë për shkak të mungesës së deputetëve nga koalicioni PAN.

***

Kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci dhe shefat e grupeve parlamentare po mbajnë një takim ku pritet të caktohet vazhdimi i seancës.

Nga PAN po marrin pjesë, Enver Hoxhaj, Pal Leka dhe Bilall Sherifi. Nga LAA-në, Avdullah Hoti dhe Glauk Konjufca nga VV.

***

Shefi i Grupit Parlamentar të PAN-it Enver Hoxhaj, iu ka përgjigjur pozitivisht ftesës së kryesuesit të seancës Adem Mikullovci për të marr pjesë në takimin e thirrur të shefave të Grupeve Parlamentare në Kuvend.

Hoxhaj është nisur për në Kuvend pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.

***

Ndonëse vazhdimi i seancës konstituive ishte caktuar të mbahej për sot në ora 10.00, ajo ka dështuar që të mbahej për shkak të mungesës së deputetëve nga radhët e koalicionit PAN.

Deputetët e LAA-së dhe VV  ishin në sallën e Kuvendit në orën 10:00, atëherë dhe kur pritej të fillojë vazhdimi i seancës konstituive, e cila u ndërpre një ditë më parë, në mungesë të deputetëve të PAN-it. Por këta të fundit edhe sot munguan në seancë, gjë që e shtyri kryesuesin e seancës Adem Mikullovcin, të kërkojë pauzë për 15 minuta, për të pritur se mos deputetët e PAN-it do të kthehen në sallë.

Mikullovci: po i presim deputetët e PAN-it

“53 deputetë janë në sallë. Nuk ka kuorum. PAN nuk ka ardhur. Po shkojmë në pauzë 15 minuta. Nëse vijnë mirë,  nëse s’vijnë përshëndetemi”, tha ai.

Mirëpo edhe pas pauzës, në sallë nuk u panë deputetët e PAN-it përveç deputetit të Nismës Milaim Zekës, të cilin Mikullovci e quajti përfaqësues të PAN-it.

Mikullovci: PAN e kanë dërguar Milaimin

“Në sallë janë  58 deputetë. PAN-i e kanë çuar përfaqësuesin e vet Milaimin”, tha Mikullovci.

Pas kësaj reagoi Milaim Zeka, i cili tha se ai nuk është aty si përfaqësues i PAN-it, por ka ardhur të tregojë se nuk është numër, por është deputet.

Zeka: Nuk jam këtu si përfaqësuesi i PAN-it

“Unë zoti kryesues nuk jam këtu si përfaqësuesi i PAN. Unë kam ardhur këtu për të treguar që jam ndryshe, të tregoj se unë s’jam numër,  jam deputet. Dhe për të treguar logjiken, të cilën e kanë mbjellë mandatin e kaluar, logjikën e bojkotit të VV,  nuk është mirë me ndjek PAN-i. Unë jam ardhur pa gaz lotsjellës sot. Por sidoqoftë më vjen mirë për reformat që i ka bërë VV-ja. Duhet të ulemi të këqyrim cilat pika na bashkojnë.  Jam  plotësisht dakord që ky shtet është i kapur dhe duhet me u çkap. Por megjithatë ka ardhur momenti, që ne duhet të ulemi për të biseduar për t’i zhbllokuar proceset. Për këtë kam ardhur sot, sepse jam përgjegjës para 12 mijë e 100 votuesve që ma kanë dhënë votën. Për mua votuesi është mbi PAN dhe mbi çdo gjë tjetër”, tha Zeka.

Ndërsa shefi i GP të VV-së Glauk Konjufca tha se Kadri Veseli nuk mund të bëhet kryetar i Kuvendit dhe as nuk mund t’i kushtëzojë ata për votimin e Qeverisë.

Konjufca: Veseli s’mund të na kushtëzoj për Qeverinë

“Kadri Veseli nuk përbën një figurë të denjë dhe një figurë unifikuese politike e cila do të ishte si njëfarë lloj ure lidhëse mes grupeve të ndryshme parlamentare këtu në Kuvend. Kështu që tashmë është bërë e qartë se ky njeri s’mund të zgjidhet kryetar i kuvendit. VV ka përcjellë dje dhe një prononcim të z. Veseli ku ai është i gatshëm të tërhiqet nga kandidimi për kryetar të Kuvendit. Kjo do t’i bënte shumë mirë Kosovës. E ftojmë atë ta mbajë këtë premtim. Por  Kadri Veseli nuk është në gjendje të na kushtëzojë për votimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Qeverinë duhet ta bëjë kjo përbërje e parlamentit, që jemi këtu sot VV me LDK dhe me pakicat, të cilat natyrisht do t’i bashkoheshin një mazhorance të konfirmuar në Kuvendin e Kosovës. Qytetarët dje dhe sot po e kuptojnë kush është bllokuesi i vërtetë i themelimit të institucioneve në Kosovë. Janë ata që nuk janë të pranishë m këtu sot”, tha Konjufca.

Ndërkaq  shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti  tha se Kadri Veseli u dorëzua para vullnetit të deputetëve

Hoti: Kadri Veseli u dorëzua para vullnetit të deputetëve

“Qëndrimet politike i kemi të qarta si koalicioni, kënd e votojmë dhe kënd nuk e votojmë. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në vendimin tonë si koalicion që nuk e votojmë kryetarin e PDK-së për kryetar të Kuvendit. Kam dëgjuar edhe unë deklarimet e tij dje që është i gatshëm të heqë dorë dhe në fakt deklarimi i tij duhet parë si dorëzim i tij para vullnetit të deputetëve për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni”, tha Hoti.

Pasi që seanca nuk mund të vazhdonte pa praninë e PAN-it, ajo u ndërpre dhe u mor vendim që në orën 12 të takohen shefat e grupeve parlamentare, për të vendosur për seancën e radhës.

Arben Gashi nga LDK-ja, tha se shefat e GP do të vendosin për seancën e radhës, e cila mund të mbahet brenda ditës së sotme.

Gashi: Në orën 12 të takohen shefat e grupeve parlamentare

“Propozoj që në orën 12 të keni të gjitha grupet parlamentare , jo vetëm grupet e LDK-së Alternativës dhe VV. Por të gjitha grupet parlamentare në ora 12 dhe nga ajo mbledhje të dilet me një propozim për seancë brenda ditës së sotme. Në këtë metodologji unë mendoj që ju e luani një rol pak më lart se sa një palë, sepse ata po pretendojnë se ju jeni bërë palë dhe normalisht ju jeni deputet dhe po e udhëhiqni shumë mirë seancën. Mendoj që në këtë mënyrë e luani rolin e kryetarit të kuvendit edhe pse nuk e keni ”, tha Gashi.

Pas kësaj, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës Adem Mikullovci e ndërpreu seancën.

Mikullovci: Po e ndërpremë seancën

“Do të thotë jemi marrë vesh po e ndërpremë seancën dhe e vazhdojmë kur të merren vesh grupet që biseduam”, tha ai.

Pas kësaj fjalën e kërkoi deputeti Milaim Zeka, të cilit Adem Mikullovci i tha se s’ka çka të flasë.

Mikullovci: S’ke çka thua, o Milaim

“S’ke çka thua, o Milaim”, tha ai.

E pas kësaj reagoi Zeka, i cili i tha Mikullovcit se nuk i lejohet të sillet në këtë mënyrë si kryesues i seancës.

Zeka: Baci Adem bëhu më serioz

“Baci Adem, kam shumë respekt për ty dhe të kam dhëndër. Shprehja se kam e s’kam çka me thanë nuk lejohet si kryesues. Bëhu me serioz, sepse edhe dje ke bërë gabime po t’i kanë falë për shkak të moshës. Mos më detyro për të bojkotuar këtë seancë dhe të mos bëhet këtu si odë primitive. Është parlament. Ata që u vonuan dje, për koleget e mi, të partive të mia, kanë menduar që po vijnë në fushë të futbollit e jo në parlament, me u bë horë para korit diplomatik edhe para qytetarëve. I dashur Glauk, po të them si mik si shok,  mos e përdorni gjuhën e fushatës këtu dhe me paragjykuar formimin e Qeverisë se me kënd do ta bëni qeverinë. A do ta bëni me LDK, a me minoritet, sepse nuk ka kurrfarë marrëveshje paraprake. Qysh i bëj profesorit të nderuar Avdullah Hoti thirrje, që të mos thotë se Veseli u dorëzua, se inatet ballkanike këtu janë shumë të mëdha dhe ai prej dorëzimit kalon në çdorëzim dhe thotë hajde qe e kallim Kosovën dhe nuk po dorëzohem”, tha Zeka.

***

Edhe vazhdimi i seancës së sotme konstituive ka përfunduar pa zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Kjo për shkak të bojkotimit nga koalicioni PAA-në.

Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, bashkë me shefat e grupeve të LAA-it dhe VV-së, u dakorduan që në ora 12:00, të mbajnë një takim me shefat e grupeve parlamentare, në mënyrë që të vendoset për vazhdimin e seancës.

Pas kësaj  fjalën e kërkoi deputeti Milaim Zeka, të cilit Adem Mikullovci i tha se s’ka çka të flas. “S’ke çka me thanë o  Milaim”, tha ai.

 E pas kësaj reagoi Zeka, i cili i tha Mikullovcit se nuk i lejohet të sillet në këtë mënyrë si kryesues i seancës. “ Baci Adem, kam shumë respekt për ty dhe të kam dhëndër. Shprehja se kam e skam cka me thanë nuk lejohet si kryesues. Bënu me serioz se edhe dje ke bërë gabime po ti kanë fal për shkak të moshës. Mos të bëhet këtu si odë primitive është parlament. Ata që u vonuan dje kanë menduar që po vijnë në fushë të futbollit me u ba horë para korit diplomatik. I dashur Glauk mos e përdorni gjuhen e fushatës këtu dhe me paragjyku formimin e Qeverisë sepse nuk ka kurrfarë marrëveshje paraprake. Qysh i bëj profesorit Hoti të mos thotë se Veseli u dorëzua se ai prej dorëzimit kalon në ç dorëzim dhe thotë hajde e kallim Kosovën”, tha Zeka. /KosovaPress/

Hoti: Grupet parlamentare të takohen në ora 12:00

Hoti pas konsultimit me kryesuesin dhe të tjerët, propozoi që në ora 12:00 të takohen shefat e Grupeve parlamentare dhe të konsultohen për vazhdimin e seancës konstituive.

Image

Hoti: Kadri Veseli u dorëzua para vullnetit të deputetëve

Shefi i Grupit parlamentar LAA-në, Avdullah Hoti ka thënë se deklarimi i Kadri Veselit duhet parë si dorëzim i tij para vullnetit të deputetëve për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni.

Ai shtoi se qëndrimet politike i kanë të qarta që nuk e votojnë Kadrti Veselin për kryetar të Kuvendit, por është e pafalshme që mos të kemi institucione qe një muaj.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka kërkuar që të numërohen deputetët në sallën plenare.

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën konstituive, Mikullovci e pret PAN-in 15 minuta

Deputetët e LAA dhe VV janë në sallën e Kuvendit ku pritet dhe të mbahet seanca. Por edhe sot po mungojnë deputetët e PAN-it.

E kryesuesi i seancës Adem Mikullovci tha se po shkojnë në pauzë 15 minutëshe për të pritur mos po vijnë dhe deputetët e PAN-it.

 “53 deputetë janë në sallë. Nuk ka kuorum. PAN nuk ka ardh. Po shkojmë në pauzë 15 minuta. Nëse vijnë mirë, nëse s’vijnë përshëndetemi”, tha Mikullovci.

Rugova vjen në seancë, pa PAN-in

Deputetja e LDK-së Teuta Rugova ka ardhur sot për të marrë pjesë në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës.

Ajo dje  ka përkrahur propozimin e PAN-it për të shtyrë seancën, veprim ky që u kritikua shumë nga partitë tjera dhe shoqëria civile.

Me votën e deputetes Rugova, numri i përkrahësve të PAN-it ka shkuar në 60 vota këto të pamjaftueshme për të votuar kryetarin dhe Qeverinë e re.

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën konstituive, PAN nuk merr pjesë

Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër i Kuvendit Adem Mikullovci tha se seanca nuk mund të mbahet nëse PAN-i nuk shkon në seancë.

Sipas tij pa u zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët procesi nuk mund të ecë përpara pasi që e drejtë për kandidaturën për kryetar të Kuvendit është e drejtë e PAN-it.

 Mikullovci tha se do ta pranojnë një kandidat tjetër përveç Kadri veselit por nuk do të pranojnë kushtet e ofruara nga kryetari i PDK-së.

 “Esenciale është që të zgjidhet kryetari e pastaj pesë nënkryetarët. Por kush nuk ka, kandidati tjetër po por pazar nuk ka me askënd”, tha Mikullovci.

Sipas tij Kadri Veseli është i papranueshëm për Lëvizjen Vetëvendosje pasi që siç tha ai një kryetar Kuvendi që ka ra bashkë me Qeverinë është i papranueshëm.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe ata të LAA-it kanë filluar të hynë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku për sot është paraparë që të vazhdojë seanca konstituive, në të cilën nuk do të marrë pjesë koalicioni PAN, koalicion ky që ka të drejt ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit.

Ndryshe, ata po kërkojnë një konsultim në mes shefave të grupeve për seancë.

Image

Koalicioni PAN definitivisht nuk shkon në seancën konstituive që është paralajmëruar për sot.

Deputeti Bekim Haxhiu nga PDK-ja tha se ashtu siç është vendosur dje, përfaqësuesit e koalicionit PAN nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.

 “I mbetet kryesuesit të seancës që të konsultohet me partitë parlamentare e më pas të caktojë seancë. Ne kemi vendosur që mos të shkojmë”, tha Haxhiu.

 Seanca që është caktuar të mbahet sot ka të vetmen pikë të rëndit të ditës, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

 E drejta për kryetar të Kuvendit i takon partisë ose koalicionit fitues në që këtë rast është koalicioni PDK-AAK dhe Nisma.

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën konstituive

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 10:00 vazhdon seancën konstituive, pasi një ditë më parë nuk u arrit që të zgjidhen organet drejtues të Kuvendit, kryetari dhe nënkryetarët.

Seanca është thirrur nga drejtuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, por pjesëmarrjen në seancë e kanë kundërshtuar deputetët e PAN-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat