Serbia do të përpiqet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Aktuale

Serbia do të përpiqet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 10:44
Interpol

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Gjuriq ka thënë për mediat serbe se Kosova përmes anëtarësimit në INTERPOL dëshiron ta vërtetojë sovranitetin e saj, kurse kjo, sipas tij, “do të shërbejë për përndjekjen e serbëve”.

“Do të bëjmë çmos ta pengojmë këtë, siç e penguam anëtarësimin në UNESCO”, ka thënë Gjuriq. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat