"Labi është veç kurban i vogël"

Aktuale

"Labi është veç kurban i vogël"

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 18:41
Labinot Tahiri

Analisti Albert Heta ka thënë se deputeti nga LAA, Labinot Tahiri, është vetëm kurban i vogël të cilit i është vënë një përgjegjësi kaq e madhe.

“Labi ndoshta është një kurban i vogël që i vihet barrë një përgjegjësi kaq e madhe”, tha Heta në Info Magazine.

Ai mendon se secilit t’i jepet liria të vendosë në bazë të ndërgjegjies së tyre.

“Mendoj që është kundërkushtetuese të tentosh t’i mbash si kope delesh të këtyre partive politike”, shtoi ai.

Heta këtë e sheh si situatë të post-bllokut ku gjithçka shihet në prizmin e gjakut e tregut por beson se një deputet duhet ta ketë lirinë të marrë vendim ashtu siç mendon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat