PDK: Mbi 300 personalitete të reja do të jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna

Aktuale

PDK: Mbi 300 personalitete të reja do të jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 16:02
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, në kuadër të aktiviteteve përgatitore për zgjedhjet lokale, në të cilën është bërë e ditur se mbi 300 personalitete të reja do të jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se degët dhe kryesia qendrore po përkujdesen që ta përfundojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për kryetarë dhe asamblistë komunalë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Anëtarët e Kryesisë së PDK-së kanë diskutuar në këtë mbledhje edhe për hartimin e programeve specifike për secilën komunë, programe që u përgjigjen më së miri kërkesave të qytetarëve, të cilat do të sigurojnë fitoren e kësaj partie.

Në mbledhjen e sotme, lidershipi i PDK-së ka kërkuar nga anëtarët mobilizim maksimal për zgjedhjet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat