Ju ministër e keni ditur se vëllai i liderit tuaj është koka e UDB/KOS brenda UÇK-së

Aktuale

Ju ministër e keni ditur se vëllai i liderit tuaj është koka e UDB/KOS brenda UÇK-së

Nga: B.S Më: 9 gusht 2017 Në ora: 13:17
Foto e postuar nga Naim Miftari

Ish agjenti i SHIK-ut, dhe ish pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës, Naim Miftari, në profilin e tij në facebook, vazhdon të shpalosë detaje nga ato çka ka përjetuar ai, dhe gjërat që i di.

Ai duke ju drejtuar një ministrit nga qeveria Thaçi 1, ka shkruar se ai ministër e ka ditur që vëllai i liderit të tij, duke aluduar në Thaçin, ishte koka e UDB/KOS brenda UÇK-së.

“Një ministër i QPK-së (qeveria Thaçi 1) objekti qendër qytetit; djema kam lexuar një raport tuajin dhe dëgjuar se jeni duke u marruar me X personin dhe lidhjet e tij me pobratimat e tij në UDB. Ne, (3 persona zyrtar) po dhe ju ministër a e keni ditur se vëllai i liderit tuaj dhe tonit, vendasi i juaj është koka e UDB/KOS brenda UÇK-së”, ka shkruar Miftari, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:
ATA dhe ne

1.Një ministër i QPK-së (qeveria Thaçi 1) objekti qendër qytetit; djema kam lexuar një raport tuajin dhe dëgjuar se jeni duke u marruar me X personin dhe lidhjet e tij me pobratimat e tij në UDB.

2.Ne; (3 persona zyrtar) po dhe ju ministër a e keni ditur se vëllau i liderit tuaj dhe tonit, vendasi i juaj është koka e UDB/KOS brenda UÇK-së.

3. (Ministi) ne e kemi ditur se X është i poshtër dhe i pamoralshëm, por kurrë s’naka marr mendja se është tradhtar, njeri i UDB-së, bile në fillim pas rënies (dekonspirimit) të grupit Naitit, Drenicës dhe grupit të Llapit kemi dyshuar te një person tjetër nga P... i Drenicës.

4. (Ne) dhe ai personi i P ... është i dyshuari i juaj kryesor nga arrestimi në prit në Galicë i B_Ramen bashkëpunëtorit dhe bashkëluftëtarit të ngushtë të Adem Jasharit dhe tuajit. Ju ministër dhe ata komandantët tjerë e keni pasur gabim, pasi personi nga P... ka qenë vetëm lojë e UDB-së, ku si kok Turku ua kanë paraqitur këtë person të cilin e kanë thye me dajak (dhunë të jashtëzakonshme) qëllimi që ju ta vrisnit për tradhti atë P... plani i UDB-së ishte ta mbronin bashkëpunëtorin e përbetuar X dje t’ju çorjentonin ku pas një kohe i bëjnë kinse një arrestim spektakular me do bastisje me bagera... ishte skenar o ministër o komandant dhe ju e hangërt karremin e UDB-së.

5. (Ministi) , tash kur e mendoj mirë, ju keni të drejtë personalisht, atij personit X si kam besuar kurrë, por nuk kem pasur këso njohuri se nuk e kishim lëshuar gjallë kurrë për jetë X, gjatë marrjes në pyetje të një shokut tënd të arrestuar (përmes një avokati na njofton) se UDB-ja i kishte ditur saktë edhe sa këpucë ushtarake dhe sa papuqe (nalle) dhe sa persona të gjithë ushtarë tan kem qenë në një takim në një odë të një fshatit në Drenicë, në pranverën e 1997-ës!

6. Prapë (ministri); hmmmmm djema, kujdes mos e ngrihni atë litar të UDB-së ma shumë lejani kohës, siguroni provat diku, por mos folni për këtë temë, pasi do njolloset lufta shumë dhe opinioni, populli do të mendoj se ne UÇK-ja jem si X-i, edhe pse nuk jemi. Nuk është koha ime, të dobët jemi sot, dhe i kemi në qaf edhe të huajt, dhe do të ketë shumë vrasje, dona vrasin ATA.

7. Në këtë rast vetëm unë flas, kinse s’po e dimë o ministër kush janë ATA që mund të na vrasin neve UÇK-në.

8. (Ministi) ufff bre.. ATA janë këta të cilëve ua kemi besuar edhe jetën tonë, dhe sot flasin me bashkësinë ndërkombëtare, me opinionin botëror në emrin e tërë UÇK-së. Sot e di saktë se kemi gabuar në hapa pasi kemi lejuar servisimin e njerëzve nga shërbimet sekrete nga jashtë dhe nga brenda. ATA na i sollën edhe në malet e Berishës, në Shtabin e Përgjithshëm gjatë bombardimit të Serbisë 7-8 oficerë francez (DGSE) dhe gënjenin se janë Britanez dhe Amerikan.....

9. (Ne), ministër, ju dhe sidomos ATA e pasni mbushur Kosovën bishtum bisht me spiuna pro- serb, kujt me i besu më, o ministër falënderojmë zotin që na paska ruajtur ne, që kemi qenë me zemër luftëtar të UÇK-së, falënderojmë Zotin edhe që nuk jem gjenerala, minstra, liderë partiak dhe që ne nuk jem si ATA. Biseda përfundon - hipim në lift dhe zbresim poshtë, objekti ishte 4. katësh, nga ata tre persona që ishim bashkë njëri vritet, por jetojnë dy të tjerë. "Lufta" me ATA vazhdon edhe sot me ata që vjedhen parat e luftes,me ATA që perqan luften,me ATA qe fillun vllavrasjet.me ATA që tradhtuan UÇK me ATA që tradhtunAdemin,Zahirin,Saluhun,Tonin -Micin.........., me ATA qe edhe sot punojn kunder shtetit të Kosoves dhe kundrejt drejtsis,me ATA qe edhe sot punojn per Serbin. (ai Ministri ish bashkëluftëtar jonë është akoma gjallë) Naim Miftari ish kryeshef i G2-ZKZ në UÇK-TMK një koh hetuas pran MRP,SHIK, dhe Policis të Kosoves ( Qe 12 vite i pa pun shperblim nga presidenti dhe klani i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat