Arrestimi i 6 rusëve e 5 serbëve: Ky s'është dhe nuk do të jetë vetëm fillimi i subverisioneve serbo-ruse në Kosovë

Aktuale

Arrestimi i 6 rusëve e 5 serbëve: Ky s'është dhe nuk do të jetë vetëm fillimi i subverisioneve serbo-ruse në Kosovë

Nga: A.M. Më: 9 gusht 2017 Në ora: 13:27
Foto arkiv - Policia e Kosoves

Dramaturgu, njëherësh edhe profesori universitar, Haqif Mulliqi ka reaguar pas shpërthimit në Podgoricë si dhe pas ndalimit të pesë qytetarë serbë dhe gjashtë rusë për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.

Mulliqi ka shkruar në Facebook  se a thua është e rastit që një bandë serbo-ruse është kapur po dje duke u futur ilegalisht në Kosovë, pikërisht kur ndodhi ky shpërthim në kryeqytetin malazez?!

Po ashtu, ai ka thënë se “është e qartë se vet fakti që banda klandestine ruso-serbe tenton të futet në Kosovë tek Podujeva e jo tek Leposaviqi apo Zubin Potoku, ku do futeshin në KS pa problem, besojmë se është një tregues i qartë dhe i vërtetë mbi atë se cili, në fakt, është roli i vërtetë i të ashtuquajturës "Qendër humanitare ruse” në Nish”.

Postimi i plotë:

Mediet botërore raportojnë për një shpërthim të fuqishëm në Podgoricë.

Sipas televizioni "Vijesti" të Podgoricës, "... bëhet fjalë për shpërthim të një bombe të punuar 'me dorë' të cilën e kanë hedhur një ose më shumë persona”.

A thua është e rastit që një bandë serbo-ruse është kapur po dje duke u futur ilegalisht në Kosovë, pikërisht kur ndodhi ky shpërthim në kryeqytetin malazez?!

Dhe, a thua se, cili ishte qëllimi i kësaj bandetl me këtë rast: që si klandestinë të zakonshëm apo për të organizuar ndonjë aksion terrorist!?

Është e qartë se vet fakti që banda klandestine ruso-serbe tenton të futet në Kosovë tek Podujeva e jo tek Leposaviqi apo Zubin Potoku, ku do futeshin në KS pa problem, besojmë se është një tregues i qartë dhe i vërtetë mbi atë se cili, në fakt, është roli i vërtetë i të ashtuquajturës "Qendër humanitare ruse” në Nish.

Dhe ky s'është dhe nuk do të jetë vetëm fillimi i subverisioneve serbo-ruse këtu.

Ndërsa, çdo vonesë e palogjikshme e krijimit të insitucioneve të reja të Kosovës do të shkojë në favor të armiqve të Kosovës dhe të popullit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat