Deputetja e VV-së ironizon me PAN-in: Votoni ju për ne se i kemi edhe disa biznese të papërfunduara

Aktuale

Deputetja e VV-së ironizon me PAN-in: Votoni ju për ne se i kemi edhe disa biznese të papërfunduara

Nga: Bota Sot Më: 9 gusht 2017 Në ora: 13:33
Koalicioni PAN

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina, ka ironizuar me kërkesën e koalicionit PAN, që takimi konsultativ për seancën konstituive të shtyhet.

Në një postim në Facebook, Pantina, ka thënë se PAN me çdo kusht dëshiron të mbetet në pushtet, për “t’i përfunduar edhe disa biznese që iu kanë mbetur”, përcjell Bota sot.

Postimi i saj i plotë:

PAN: Ne duam te konsultohemi per te u konsultuar. Ne i kemi numrat por ju po na bllokoni se nuk po na i jepni edhe disa numra. Ne jemi per dialog por veq si themi e duam ne. Neve nuk na deshi populli qe nuk na votoj mjaftueshem per te ardhe ne pushtet por ne e duam me cdo kusht pushtetin se na kane mbet edhe do biznese pa i perfundu.

Qytetaret: E interesi jone dhe i shtetit? 

PAN: E per kete duhet te shkoni te Vetevendosja!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat