Shala për rusët dhe serbët e arrestuar: Plani vëzhgues i tyre “tornado” nga qendra e saj operative Nish

Aktuale

Shala për rusët dhe serbët e arrestuar: Plani vëzhgues i tyre “tornado” nga qendra e saj operative Nish

Nga: Bota Sot Më: 9 gusht 2017 Në ora: 14:39
Policia e Kosovës

Për arrestimin e gjashtë shtetasve rusë e pesë shtetasve nga Policia Kufitare e Kosovës për hyrje në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës, ka reaguar edhe Koordinatori i Akademisë ushtarake në Danimarka, Drizan Shala.

Ky i fundit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se veprimet policore në këtë rast ishin në nivel të duhur, por ka shtuar se grupet tjera me qendër në Nish, do të jenë më të organizuara për të ikur nga radari policor, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nuk duhet befasuar nëse këta të arrestuar, do të dalin në fund vetëm si “turistë, aplinistë”.

Më poshtë postimi i plotë i Shalës:

Image
Drizan Shala

Planivezhgues i tyre " tornado" nga qendra saj operative NIŠ ?!.

Veprimet Policore ishin ne nivel te duhur por veprimet e inteligjences policore e cila kete veprim te tyre e ka klasifiku sikur "kalim ilegal i kufirit " dhe nga kjo ka len te kuptohet qe veprimet te grupeve tjera nga ana e qendres se tyre ne NIŠ do jen ma te organizuara mir per ti ikur nga radari Policor.

P.s
Mos u befasoni qe nga keta te arrestuar do te dalin si turist alpenist te cilet do justifikohen mbi bazen e rezulutes 1244 dhe hyrja ne teritorin e Kosoves do ta perpiqen ta justifikojne si kalim i pautorizuar i vijes administrative te Kosoves*./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat