Albin Kurti arrin i pari në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Albin Kurti arrin i pari në Kuvendin e Kosovës

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 09:40
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit ka thirrur seancën për sot.

I pari që iu përgjigj ftesës së tij është bashkë partiaku Albin Kurti.

Ai është I pari që ka arritur në Kuvendin e Kosovës. E pas tij në Kuvend arriti deputeti tjetër i VV'së Fisnik Ismaili.

Ndërsa, në agjendën e seancës, është vetëm një pikë, sipas dokumentit: ‘Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”.

Seanca pritet të bojkotohet nga koalicioni fitues i cili ka kërkuar ende kohë për të dalë me propozim për kryetar të parlamentit.

Në takimin e djeshëm konsultativ partitë politike nuk arritën marrëveshje për të vazhduar seancën konstituive të parlamentit në të cilën do të duhej të zgjidhej udhëheqja e tij.

Mungesa e votave dhe barrikadimi i subjekteve politike, po shtyn Kosovën drejt një krize të re politike të ngjashme më atë të tri vjetëve më parë që la vendin pa institucione për një gjysmë viti.  

Image
Fisnik Ismaili
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat