Hoti paralajmëron PAN-in: Kthehuni në Kuvend ose do të kërkojmë rrugë të reja

Aktuale

Hoti paralajmëron PAN-in: Kthehuni në Kuvend ose do të kërkojmë rrugë të reja

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 10:48
Avdullah Hoti

Përfaqësuesi i Koalicionit LAA, Avdullah Hoti tha se  është seanca e katërt dhe përfaqësues të PDK ende mungojnë.

Gjithashtu, ai ka ftuar deputetët e PDK-së të jenë të arsyeshëm, të vijnë në Kuvend dhe ta propozojnë kandidatin sepse kanë humbur shumë kohë

Nëse nuk caktojnë datën, Hoti shprehet se duhet të kërkojnë rrugë tjetër për zgjidhjen e kësaj bllokade.

“Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë dhe në takim konsultative nëse e fton kryesuesi. Ftoj deputetet e PAN të jenë të arsyeshëm, të jenë prezent në sallë. Kemi humbur shumë kohë, kjo e bënë të qartë kush është i përgjegjshëm. Kryesues të sugjeroj të ftoni takim tjetër konsultativ dhe së bashku të merremi vesh për seancën e ardhshme, përndryshe duhet të konsultojmë rrugë të tjera ligjore. Ta kemi edhe një përpjekë të fundit për themelimin e institucioneve të vendit”, tha ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat