“Jakup Krasniqi zbulon se vrasjet, arrestimet dhe izolimet u urdhëruan nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”

Aktuale

“Jakup Krasniqi zbulon se vrasjet, arrestimet dhe izolimet u urdhëruan nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”

Nga: B.S Më: 10 gusht 2017 Në ora: 18:46
Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në facebook, ka shpërndarë një shkrim, ku thuhet se Jakup Krasniqi zbulon se dhuna politike, vrasjet, arrestimet dhe izolimet u urdhëruan nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli!

Deputeti Geci, pasi ka shpërndarë këtë shkrim, përmes faqes së tij në facebook, ka kërkuar nga Jakup Krasniqi, që nëse është burrë i fjalës, ta tregojë të vërtetën për komunikatën numër 59, që e ka shkruar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kundër tij dhe familjes së tij.                                                             

“Duke lexuar këtë shkrim dhe duke e ditur te verrteten e Luftës kërkoj nga Jakup Krasniqi si antarë i shtabit të përgjithshem që ishte por dhe si person qe nuk frigohet nga e verrteta të tregoj të verrteten rreth komunikatës nr 59 e shkruar ne emer te Shtabit të Përgjithshëm. Jakup Kraaniqi nese me te verrtet je Burrë i fjalës i penës edhe i veprave tregoje te verrteten për Komunikatën numer 59 qe shtabi i përgjithshëm e ka shkrue si linqim dhe dobsim te UÇK -es kunder meje dhe Familjes sime”, ka shkruar Geci, përcjellë “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë i shpërndarë nga Gani Geci:

Jakup Krasniqi zbulon se dhuna politike, vrasjet, arrestimet dhe izolimet u urdhëruan nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli!

Ju atëherë (gjatë luftës) e përdoret forcën për të përjashtuar një pjesë të madhe të kombit?!”

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës më në fund ka vendosur të hap siparin e fshehtësive të urdhërdhënies dhe vendimmarrjes në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, përfshirë vendimet për vrasjet politike, pengimin e bashkimit të faktorit politik dhe atij ushtarak.

“Ju atëherë (gjatë luftës) e përdorët forcën për të përjashtuar një pjesë të madhe të kombit?!” , dëshmon Krasniqi për krimin e udhëhequr nga këto dy figura me prirje satrape.

Përveç tjerash urdhërat sipas Jakup Krasniqit përfshinin, linçimin e rugovistëve dhe pjesëtarëve të LDK-së.

Vargu i mëkateve i çiftit Thaçi-Veseli, nuk përmbyllet me vrasjet. “Ju i linçuat si LDK-istat dhe rugovistat… dobësuat jo vetëm luftën çlirimtare, por edhe pas luftës e dobësuat Kosovën, nuk e krijuat Qeverinë e Përbashkët të Kosovës edhe pse kishte vullnet ndërkombëtar për ta pranuar atë qeveri”, vazhdon dëshmia e ish anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm dhe historianit Krasniqi.

A ishin këta dy konstruktorët apo ideatorët e sulmeve dhe atentateve ndaj presidentit Ibrahim Rugova? Këtë dilemë e çon më tej Jakup Krasniqi, në analizën dhe reagimin e tij publikë të bërë dje. “Para, gjatë e disa vite pas Luftës Çlirimtare, Ju dy, Kadri Veseli e Hashim Thaçi keni qenë kundërshtarët më të mëdhenj të Rugovës, por çdo përpjekje për t’i zbutur raportet me Rugovën dhe LDK-në e keni quajtur tradhti”.

Po ashtu ai i bën përgjegjësitë kryesorë që krijuan ndasi e përçarje në luftë dhe pas saj, pasi sipas tij, Veseli e Thaçi, me asnjë kusht nuk lejuan bashkimin e krahëve ushtarak dhe politik, përkatësisht të institucioneve të Republikës së Kosovës

“Ju keni qenë penguesit kryesor që të arrihej çfarëdo marrëveshje në mes Ibrahim Rugovës, Qeverisë në egzil të Bukoshit në një anë dhe LPK-së e UÇK-së në anën tjetër”, thotë Krasniqi.

Ai i bën përgjegjës edhe për pasoja madhore që patën shqiptarët gjatë luftës, pasi Thaçi e Veseli penguan bashkimin e forcave përfshirë ato financiare. “Keni penguar përpjekjejet për t’i bashkuar shqiptarët në luftën çlirimtare, për t’i bashkuar mjetet financiare të Fondit të 3% me Fondin “Vendlindja Thërret”, vlerëson ai.

Po ashtu dy udhëheqësit e lartë të shtetit fajësohen se e kanë dobësuar në çdo pjesë të saj ushtrinë. A do të thotë kjo, se ata kanë urdhëruar edhe vrasjen e ushtarëve? “Ju keni dobësuar në çdo segment Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e popullit shqiptar të Kosovës për liri”.

Ai i akuzon hapur se këta dy ishin përgjegjësit që krijuan pengesat kryesore ‘për mos bashkimin e popullit e të politikës në luftën çlirimtare ishit Ju dy’.

Tani nuk kemi as një dyshim, atë e paskeni bërë, për të ruajtur pushtetin tuaj mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi duke qenë një prej figurave kryesore të PDK-së, flet me bindje për vendimet kryesore që morën në parti, e të cilat quan sipas tij në dëmtimin e interesit shtetëror e kombëtar. “Interesi i kombit për bashkim ishte, para, gjatë e në vitet e para të pas luftës çlirimtare për të qenë bashkë, nderuar e respektuar njëri – tjetrin”.

Krasniqi, thotë se për të gjallë të Rugovës, as Thaçi e as Veseli kurrë se bën një përpjekje për bashkim.

Krasniqi, vlerëson se Hashim e Kadria e kanë për obligim që t’i kërkojnë falje shqiptarëve të Kosovës, çdo ushtari të UÇK-së, familjeve të Dëshmorëve e të martirëve dhe çdo njeriu që e akuzuat për LDK-izëm! t’i kërkojë falje çdo invalidi e veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe shokëve që besuan në fjalët e tyre dhe më pas i diferencuan.

Pra, Jakup Krasniqi i bën fajtor nënkuptueshëm për vrasje, dhunë, shantazhe, luftë speciale ndaj shqiptarëve: “Ju atëherë (gjatë luftës) e përdoret forcën për të përjashtuar një pjesë të madhe të kombit?!”

Krasniqi ju koërkjon llogari edhe për dëmet që tani për tani po ia shkaktojnë shqiptarëve: “Çka ju shtynë sot t’i bëni dëme të mëdha sovranitetit të shtetit?”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat