Ja çfarë thotë Milaim Zeka për ultimatumin e Pacollit për LDK-në e VV-në

Aktuale

Ja çfarë thotë Milaim Zeka për ultimatumin e Pacollit për LDK-në e VV-në

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 19:51
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se takimi i Pacollit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin, duke thënë se qysh atëherë Pacolli kishte kërkuar të bëhej një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së.

“Behgjet Pacolli nuk ka levizur nga parimet e AKR/se, po vetem ka nda nje shqetesim te te gjitheve, se nuk munde te vazhdohet ne pafundesi, duke bllokuar, e duke provokuar nga ana e VV/se”, ka shkruar Zeka në rrjetin social Facebook.

Shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:

Pacolli te njejten kerkese per VV para seances te pare

Kur kryetari i VV-se, Visar Ymeri, u taku me Behgjet Pacollin, disa dite para mbajtjes se seances te pare, ne Sëis Hotel, ky i fundit ishte shume i prere ne kerkesen e tije, duke i thene se VV-ja, dhe LDK/ja, duhet te arrijne nje marreveshje, ne menyre qe te ecin gjerat si duhet.

VV dhe LDK-ja e injoruan kete kerkese te Pacollit, per çka koha e deshmoi se ishte gabim. Shqetesimi i Pacollit ishte real, prandaj ata qe po e akuzojne ata per ultimatume, jane amater politik. Behgjet Pacolli nuk ka levizur nga parimet e AKR/se, po vetem ka nda nje shqetesim te te gjitheve, se nuk munde te vazhdohet ne pafundesi, duke bllokuar, e duke provokuar nga ana e VV/se.

Shpresoje qe Levizeja VV po e kupton se sa i rendesishem ka qene qendrimi i tyre ne Kuvend, sa i rendesishem ka qene ndryshimi i ligjeve, pse jo, edhe kushtetutes te Kosoves!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat