Mikullovci: Nuk thërras më takime konsultative, seanca do të mbahet të hënën

Aktuale

Mikullovci: Nuk thërras më takime konsultative, seanca do të mbahet të hënën

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 11:24
Adem Mikullovci

Me gjithë kërkesën e PAN, që të thirret një takim konsultativ të mërkurën e javës që vjen, për të caktuar datën e vazhdimit të seancës konstituive, një gjë tillë nuk ka ndodhur. Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, i cili në mungesë të PAN, u detyrua ta ndërpresë seancën e djeshme, ka caktuar vazhdimin e seanca për të hënën, më 14 gusht.

E kërkesë për takim konsultativ kishte në seancën e djeshme edhe shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti.

Mikullovci është i vendosur që mos të kërkojë më takime të tilla konsultative, por vetëm të caktojë seanca. Ai thotë se seanca e radhës do të jetë të hënën dhe se nuk do të thërras më takime konsultative.

“Seancën e kam caktuar  për të hënën, në koordinim me LAA dhe VV, pasi që PAN nuk po merr pjesë, nuk kam me kënd me diskutu prej tyre, pasi që ata s’po marrin pjesë. Unë nuk thërras më takime konsultative. Nëse shefat e GP të partive merren vesh, unë do të jem prezent, por vet unë nuk do të thërras më takime të tilla”, tha ai.

Mikullovci thotë se vendimet që merr janë të drejta dhe se ato shpesh janë në kundërshtim me qëndrimet e partisë që i përket.

“Unë shpesh marr vendime që janë të kundërta me atë të partisë që i përkas, por jam kryesues kuvendit dhe jam për të gjitha partitë njëjtë”, tha ai.

Ndërsa thotë se nuk e di pse PAN po i bojkoton seancat.

“Nuk e di pse ata nuk po vijnë në seancë, a nuk i kanë numrat apo kanë problem të tjera, unë këtë nuk e di”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat