A ka hequr dorë Haradinaj nga posti i kryeministrit?

Aktuale

A ka hequr dorë Haradinaj nga posti i kryeministrit?

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 20:43
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi është deklaruar në lidhje me shkrimin e mediumit rus, Sputnik. Ai ka thënë se e tërë shkrimi i kësaj gazetë është shpifje dhe nuk është aspak e vërtetë se Haradinaj ka hequr dorë nga kandidatura e tij për kryeministër.

“Ne nuk i komentojmë deklaratat e gazetave ruse, por është komplet shpifje dhe e pavërtet shkrimi i kësaj gazete”, ka thënë Isufi.

Mediumi rus Sputnik më herët ka shkruar se në këmbim të shumicës, Ramush Haradinaj do të heqë dorë nga pozita e kryeministrit për t’a bërë kryeministre themeluesen e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat